1112Nëpunës të lartë të administratës shtetërore
Grup njësi · 57 profesione
Përshkrimi
Nëpunësit e lartë të administratës shtetërore ofrojnë këshilla profesionale dhe marrin masa për zbatimin e politikave qeveritare, mbikëqyrin ecurinë e zbatimit të këtyre politikave, sigurojnë zbatimin e legjislacionit nga departamentet dhe agjencitë qeveritare, si dhe përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë jashtë vendit apo veprojë në emër të saj për atë pjesë të pushtetit që ato janë kompetentë. Ata mund të kryejnë edhe detyra të ngjashme në organizatat ndërqeveritare.
Nëpunës të lartë të administratës shtetërore mbikëqyrin, evidentojnë dhe vlerësojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ushtrimin e kompetencave dhe aktivitetet e përgjithshme të qeverisjes vendore, departamenteve, ndërmarrjeve publike dhe agjencive të ndryshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
Detyrat kryesore
- Ushtrojnë dhe/ose mbështesin titullarin e institucionit në ushtrimin e kompetencave të tij;
- Sigurojnë zbatimin e politikave dhe kontrollojnë mënyrën e zbatimin të tyre;
- Sigurojnë drejtimin, mbikëqyrjen dhe koordinimin e institucionit për të cilin janë përgjegjës;
- Sigurojnë bashkëpunimin me institucione të të njëjtit pushtet, si dhe me institucionet e organeve të pavarura dhe qeverisjes vendore;
- Sigurojnë administrimin me efektivitet dhe eficiencë të burimeve financiare, materiale dhe njerëzore të institucionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Marrin masa disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për nëpunësit nën varësi të tyre, si dhe ndaj çdo subjekti tjetër të caktuar me ligj;
- Kontrollojnë dhe marrin masa për zbatimin e programeve të Këshillit të Ministrave për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit përkatës;
- Sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për fusha të posaçme, nga institucioni që është nën përgjegjësinë e tyre;
- Lidhin marrëveshje të ndryshme me institucione të ndryshme brenda fushës së veprimtarisë së tyre;
- Marrin masa për zbatimin e kodit të etikës brenda institucionit të cilin ata drejtojnë.
Kërkesat
- Të kenë mbushur moshën e kërkuar nga ligji që rregullon veprimtarinë e institucionit ku kërkojnë të punësohen;
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të zotërojnë aftësi të posaçme, të cilat burojnë dhe lidhen domosdoshmërish me zotërimin e një apo disa profesioneve;
- Mund të kërkohen, sipas pozicionit të punës, specializime, vjetërsi në punë dhe përvoja të ndryshme;
- Të kenë plotësuar vitet e përvojës në punë për disa pozicione pune;
- Të marrin pjesë në konkurset e pranimit dhe të rezultojnë fitues, kur pranimi në pozicionin e punës është me konkurs;
- Të plotësojnë kushte të tjera të përgjithshme të përcaktuara në legjislacionin specifik të institucionit apo sistemit ku do të punësohen;
- Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Gama e profesioneve që përfshin grupi njësi 1112 “Nëpunësit e lartë të administratës shtetërore” është shumë i madh dhe për pasojë edhe rrethi i kuadrit ligjor rregullues është i madh. Në disa raste një pjesë e profesioneve të përfshira në këtë grup janë pozicione politike, siç edhe mund të jenë këshilltarët e kryeministrit apo ministrave, Prefekti, drejtorë dhe anëtarë kabineti të Kryeministrit dhe Ministraveetj.
Disa nga profesionet e grupit të profesioneve të përcaktuara në grupin njësi 1112 “Nëpunësit e lartë të administratës shtetërore” i përgjigjen detyrimit për të deklaruar pasurinë në bazë të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.
Profesionet në këtë grup
- Drejtor departamenti
- Drejtor departamenti në administratë
- Drejtor Drejtorie në administratën shtetërore
- Drejtor kabineti në Kryeministri
- Drejtor kabineti në Kryesinë e Kuvendit
- Drejtor kabineti në ministri
- Drejtor kabineti në Presidencë
- Drejtor kabineti në institucione të pavarura kushtetuese
- Drejtor kabineti në organeve kolegjiale Drejtore të institucioneve të pavarura të krijuara me ligj
- Drejtor kabineti të zëvendëskryeministrit
- Drejtor i përgjithshëm i sigurisë kombëtare
- Drejtor i përgjithshëm në administratë
- Drejtor i përgjithshëm në administratën shtetërore/kombëtare
- Drejtor i përgjithshëm në administratën shtetërore/rajonale
- Drejtor në administratën diplomatike
- Drejtor në administratën shtetërore
- Këshilltar i Kryeministrit
- Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit
- Këshilltar i Presidentit
- Këshilltar i zëvendëskryeministrit
- Këshilltar Shteti
- Këshilltar i ministrit
- Ndihmës i Kryeministrit
- Ndihmës i Kryetarit të Kuvendit
- Ndihmës i Presidentit
- Ndihmës i zëvendëskryeministrit
- Nëpunës të lartë në administratën shtetërore
- Përgjegjës sektori
- Përgjegjës zyre
- Sekretar i përgjithshëm në administratën shtetërore
- Specialist i nivelit të lartë
- Titullar në institucione në varësi të kryeministrit
- Titullar në institucione në varësi të ministrive të linjës
- Zëvendës drejtor në administratën shtetërore kombëtare
- Zëvendës drejtor në administratën shtetërore/rajonale
- Zëvendës titullar në administratën shtetërore kombëtare
- Zëvendës titullar në administratën shtetërore/rajonale
- Drejtor Drejtorie për Çështjet e Sigurisë Publike
- Drejtor i Forcave Speciale
- Drejtor i Kabinetit
- Drejtor i lart në polici
- Drejtor i përgjithshëm
- Drejtor i Përgjithshëm i Doganave
- Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin
- Drejtues i Drejtorisë së Antiterrorit
- Drejtues i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar
- Drejtues i Drejtorisë së Migracionit dhe Ripranimeve
- Drejtues i Drejtorisë së Policisë Rrugore
- Drejtues i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë
- Drejtues i Institucionit të Policisë Shkencore
- Drejtues i Qendrës të Pritjes së të Huajve
- Këshilltar
- Kryetar i Këshillit Drejtues
- Sekretar i Përgjithshëm
- Zëvendës sekretari i përgjithshëm në administratën shtetërore
- Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm
- Kryetar i kontrollit të Lartë të shtetit

