1115Nëpunës të lartë të partive politike
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Nëpunësit e lartë të partive politike janë ata persona që vetëm ose së bashku me anëtarët e tjerë përcaktojnë drejtimet e përgjithshëm të partisë në nivel kombëtar dhe rajonal. Në bazë të këtyre drejtimeve ata hartojnë dhe zbatojë në praktikë këto politika, si dhe mbikëqyrin zbatimin e tyre.
Ata vijnë në këto pozicione me anë të zgjedhjeve nga anëtarësia e partisë.
Detyrat kryesore
- Janë përgjegjës kryesor për drejtimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së përditshme të partisë në zbatim të programit të miratuar nga organet e partisë;
- Përfaqësojnë partinë në marrëdhëniet me partitë e tjera, me organizatat, shoqatat dhe institucionet brenda e jashtë vendit;
- Propozojnë në kryesinë e partisë masa të veçanta në zbatim të programit dhe statutit të partisë;
- Organizojnë dhe drejtojnë mbledhjen e kryesisë së partisë;
- Drejtojnë e bashkërendojnë punën e organeve të brendshme të partisë;
- Hartojnë strategjinë për mënyrën e rritjes së performancës dhe anëtarësisë së partisë;
- Bëjnë takime me drejtuesit dhe anëtarët e bazës në të gjithë territorin me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuara në programet e partisë;
- Përcaktojnë së bashku me kryesinë e partisë rrethin e personave të cilët do të zgjidhen për të kandiduar si përfaqësues të partisë në zgjedhjet qendrore dhe vendore;
- Duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e vendit marrin të gjitha masat dhe bëjnë përpjekje maksimale që organizata politike që ata drejtojnë të rezultojë fituese në zgjedhje dhe të qeverisë vendin;
- Marrin masat që anëtarët drejtues të partisë të jenë persona me integritet të lartë moral dhe profesional si dhe të gëzojnë mbështetje të gjerë popullore.
Kërkesat
- Nuk lejohet që drejtuesit e lartë të partisë të mbajnë dy pozicione të ndryshme brenda partisë;
- Duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e zgjedhjes në postet drejtuese të partisë;
- Duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme dhe të rezultojë fitues i tyre si për pozicionet e larta qendrore dhe ato të partisë në njësitë vendore.
Informacion shtesë
Këto pozicione pune kryesisht janë me mandat të përcaktuar kohor i cilin fitohet në bazë të zgjedhjeve, si për drejtuesit qendrore dhe ato të njësive vendore. Për të arritur në nivelet drejtuese të partisë duhet një periudhe e gjatë si anëtare i saj dhe duhet të kesh kaluar të gjitha organizmat e niveleve me të ulëta.
Profesionet në këtë grup
- Kryetar dege i partive politike (në bashki komunë)
- Kryetar i një partie politike
- President i një partie politike
- Sekretar dege i partive politike (në bashki komunë)
- Sekretar i një partie politike
- Sekretar i përgjithshëm i një partie politike

