933Punëtorë të transportit dhe ngarkim-shkarkimi
Grup i vogël · 4 Nëngrupe
Përshkrimi
Punëtorët e transportit dhe ngarkim-shkarkimit të mallrave drejtojnë mjete me rrota dhe të ngjashme, mjetet transporti të tërhequra nga kafshët, makineri apo pajisje të thjeshta transporti për zhvendosjen e mallrave, njerëzve apo bagazheve. Ata kryejnë punë të thjeshta krahu në ngarkim-shkarkimin, sistemin apo paketimin e mallrave në fusha të ndryshme. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh pastrimi, në hotele, në porte, hekurudhë apo institucione të ndryshme ku kryhen punime të ngarkim-shkarkimit apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Drejtojnë mjete me rrota dhe mjete të ngjashme të tërhequra nga kafshët;
- Drejtojnë, ngasin makina të thjeshta transporti (jo motorike) të pasagjerëve apo mallrave, makineri apo pajisje të transportit të bagazheve;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim të mbetjeve urbane me pajisje të thjeshta;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim të materialeve të ndërtimit me pajisje të thjeshta;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim në anije me pajisje të thjeshta;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim në avion me pajisje të thjeshta;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim në kamionë me pajisje të thjeshta;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim në trena, në hekurudhë me pajisje të thjeshta;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim të prodhimeve apo materialeve në bujqësi me pajisje të thjeshta;
- Bëjnë ngarkim-shkarkim të produkteve ushqimore;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim të mobilieve apo pajisjeve të tjera;
- Kryejnë punime të ndryshme për sistemim malli në vitrina apo rafte të ndryshme apo magazina;
- Kryejnë punime të ndryshme për sistemim dhe paketim malli për transport;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

