9331Drejtues të makinave me pedale dhe me dorë
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Drejtues të makinave me pedale dhe me dorë transporton mallra dhe njerëz duke përdorur duart dhe këmbët për të vënë në lëvizje këto makina.
Detyrat kryesore
- Ngarkojnë apo shkarkojnë mallrat prej mjetit që drejtohet me dorë apo me pedale;
- Ndihmojnë pasagjerët për të hipur apo zbritur prej mjetit përkatës që drejtohet me dorë apo me pedale;
- Lëvizin mjetet që drejtohen me dorë apo me pedale në drejtimin e duhur duke i respektuar rregullat e trafikut;
- Inspektojnë pjesë të ndryshme të mjeteve që drejtohen me dorë apo me pedale për të identifikuar konsumimin apo dëmtime të ndryshme;
- Mirëmbajnë mjetin që drejtohet me dorë apo me pedale, duke bërë riparime të vogla dhe duke zëvendësuar me pjesë këmbimi;
- Mbledhin biletat apo faturat për pagesa të ndryshme nga puna me mjete që drejtohen me dorë dhe pedale;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm shtetëror.
- Të ketë marrë lejen e qarkullimit për të drejtuar mjete që drejtohen me dorë apo me pedale.
- Të koordinojë shumë mirë veprimet e syve me veprimet e duarve dhe të këmbëve.
- Të ketë dëgjim shumë të mirë si një detyrim i plotë.
- Të jetë e/i fuqishëm pasi drejton në distanca të gjata dhe ngarkon e shkarkon ngarkesa të ndryshme.
- Të ketë shikim shumë të mirë për të parë e kontrolluar çdo lëvizje në rrugë.
- Të njohë mirë hartën e sistemit rrugor si edhe sinjalistikën përkatëse.
- Të jetë e/i përpiktë për të arritur në destinacion në kohën e duhur.
Informacion shtesë
Mjetet që drejtohen me dorë dhe pedale kërkojnë leje qarkullimi të një kategorie të caktuar.
Eksperienca fitohet gjatë punës si edhe mbi bazën e kurseve dhe trajnimeve.
Punësimi është i mundshëm në shpërndarjen e postës, picave, apo materialeve dhe proceseve të ngjashme me ato.
Mbarimi i shkollës së mesme përbën element favorizues.
Profesionet në këtë grup
- Hamall ankorimi anije
- Drejtues të makinave me pedale
- Drejtues të makinave me pedale dore
- Drejtues triçikli i motorizuar
- Drejtues triçikli i pa motorizuar
- Drejtues të pajisjeve të ngarkim-shkarkimit
- Drejtues barke me pedale
- Drejtues barke

