9334Punëtorë për sistemim malli

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Punëtori për sistemim malli vendos mallin nëpër rafte apo në vende të ndryshme. Ai i mban mallrat të pastra dhe të rregullta në supermarkete dhe në dyqane të tjera të shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Detyrat kryesore

  • Vendosin mallra me kujdes në rafte dollapësh dhe kuti të mëdha dhe stivosin në sheshe apo dysheme mallra të përmasave dhe peshave të ndryshme;
  • Plotësojnë raftet me mallra duke siguruar që ato të cilat janë më të hershme në datat e përdorimit të jenë vendosura në radhën e parë të rafteve;
  • Heqin e largojnë mallrat që kanë kaluar afatin e përdorimit;
  • Ruajnë radhën e vendosjes duke hequr ato që i përkasin një vendi tjetër;
  • Vëzhgojnë mallrat që janë shitur dhe i zëvendësojnë me të tjera nga magazina;
  • Marrin artikuj prej rafteve në magazinë për porositë nga klientët;
  • Drejtojnë konsumatorët për vendndodhjen e artikujve që ata kërkojnë;
  • Marrin, hapin, shpaketojnë dhe kontrollojnë për mallra të dëmtuara që dërgohen nga prodhuesi apo distributori;
  • Paketojnë dhe shpaketojnë artikuj që do të vendosen në raftet në dhoma magazinimi, hangarë apo sheshe magazinimi;
  • Vendosin mallra në mënyrë të rregullt dhe të arritshme pa vështirësi në magazina, dhoma të furnizimit, apo në ambiente të tjera;
  • Shqyrtojnë dhe kontrollojnë artikuj stok për vjetërsinë apo defektet e mundshme dhe raportojnë dëmtimet tek eprorët;
  • Marrin dhe numërojnë artikujt stok dhe shënojnë të dhënat me shkrim dore ose duke përdorur kompjuterin;
  • Vendosin shenjë në mallrat stok duke përdorur etiketë identifikuese, pulla, mjete shënimi elektrike ose pajisje të tjera të etiketimit;
  • Verifikojnë sasinë e mallit duke e krahasuar atë me gjendjen fizike të stokut; evidentojnë mospërputhjet dhe rregullojnë gabimet;
  • Japin ndihmë dhe orientojnë punëtorë të tjerë në të njëjtin pozicion pune;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë mjetet dhe veglat e punës dhe i vendosin ato në vendin e caktuar;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë përfunduar arsimin bazë.
  • Eksperienca merret gjatë punës.
  • Të jetë e/i aftë për të kryer veprimtari fizike që kërkojnë përdorim të madh të duarve dhe këmbëve dhe të gjithë trupit.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht me zotësi të plotë për të punuar në këtë profesion i cili kërkon ngritjen e peshave në lartësi, mbajtjen e ekuilibrit dhe mbartjen e mallrave.
  • Të pranojë dhe të zbatojë urdhra dhe të japë të dhëna tek eprorët.
  • Të pranojë të bashkëpunojë me të tjerë që kryejnë të njëjtën punë.

Informacion shtesë

Individi mund të punësohet në kompani prodhojnë, tregtojnë apo transportojnë mallra të të gjitha llojeve që kërkojnë sistemim.

Një treg i mirë i punësimeve në këtë profesion janë magazinat dhe tregjet e mëdha ushqimore, fasoneritë si edhe frigoriferët e mëdhenj të cilët ruajnë dhe sistemojnë mallra të caktuara për një kohë të gjatë.

Eksperienca e mirë dhe trajnimet përkatëse japin mundësi karriere në pozicionin përgjegjës i punëtorëve për sistemim malli.

Individë me moshë më të rritur, me një eksperiencë e mëparshme pune edhe me punësime të ngjashme, janë të favorizuar.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor për sistemim malli
  • Punëtor për sistemim dhe paketim malli për transport
  • Sistemues malli

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye