9333Punëtorë ngarkim-shkarkimi

Grup njësi · 11 profesione

Përshkrimi

Punëtori ngarkim-shkarkimi zhvendos, ngarkon dhe shkarkon mallra të ndryshme, me krahë dhe pajisje të thjeshta. Ai gjithashtu mbart, ngarkon dhe shkarkon mobilie dhe të sendeve të tjera të ngjashme shtëpiake. Ai ngarkon dhe shkarkon mallra prej anijeve, avionëve, vagonëve si edhe në magazina të ndryshme.

Detyrat kryesore

  • Paketojnë orendi shtëpiake apo mobilie zyrash, pajisje dhe mallra të tjera të ngjashme të cilat duhet të transportohen nga një vend në tjetrin;
  • Transportojnë mallra për t'u ngarkuar ose shkarkuar nga furgonë, kamionë, vagonë, anije, apo avionë;
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë drithëra, qymyr, rërë dhe mallra të ngjashme duke i vendosur ato në mjete transportuese si konvejerë apo tuba shkarkimi etj;
  • Lidhin tubat midis gypave kryesore të instalimit në breg të cisternave, depozitave dhe anije të tjera për të ngarkuar dhe shkarkuar naftë, gaze të lëngshëm dhe lëngje të tjera;
  • Transportojnë dhe bëjnë stivë mallra në depo dhe ndërtesa të ngjashme;
  • Ndajnë dhe klasifikojnë ngarkesa para ngarkimit dhe shkarkimit;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Nëse ngarkoni e shkarkoni mallra e bagazhe prej avionëve atëherë duhet të merrni trajnime të veçanta, posaçërisht të lidhura me këtë profesion.
  • Duhet pasur shikueshmëri dhe dëgjim shumë i mirë.

Informacion shtesë

Individi mund të punësohet në kompani transporti për mallra ndërtimi me kamionë me anije apo me tren.

Ata që mund të punësohen në industrinë e transportit me avionë duhet të marrin dëshmi apo garanci për figurë të pastër të personit.

Gjithashtu një treg i mirë i punësimeve në këtë profesion janë kompanitë e riciklimit të mbetjeve, magazinat dhe tregjet e mëdha ushqimore, si edhe frigoriferët e mëdhenj të cilët ruajnë mallra në temperatura të caktuara për një kohë të gjatë.

Pas fillimit të punës mund të merret eksperiencë e mirë për të ecur në karrierë si përgjegjës i brigadës së punëtorëve të ngarkim shkarkimit.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor ngarkim-shkarkimi mbetjesh urbane
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi për materiale ndërtimi
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi
  • Punëtorë ngarkim-shkarkimi mallrash
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi mobiliesh
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi në anije
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi në avion
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi në kamionë
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi në pajisjet frigoriferike
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi në tregun ushqimor
  • Punëtor ngarkim-shkarkimi në tren

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye