93Punëtorë në miniera, ndërtim, industri e transport

Nëngrup i madh · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Punëtorët në miniera, ndërtim, industri e transport kryejnë detyra të thjeshta dhe rutinë, në miniera, gurore, ndërtimit, prodhimit, punë transporti, magazinimi, seleksionimi dhe paketimi, duke punuar me krahë, makineri dhe pajisje të pa motorizuara, apo karroca të ndryshme të tërhequra nga kafshë. Ata kryejnë shërbime ndihmëse, kryesisht punë që kërkojnë aftësi fizike dhe pak njohuri. Ata mund të punësohen në kompani të punimeve dhe shërbimeve të ndryshme, apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë punë krahu dhe mirëmbajnë guroret;
  • Kryejnë punë krahu dhe mirëmbajnë miniera;
  • Kryejnë punë krahu dhe mirëmbajnë hekurudha;
  • Kryejnë punë krahu dhe mirëmbajnë diga;
  • Kryejnë punë krahu në ndërtim dhe mirëmbajtje rrugësh;
  • Kryejnë gërmime dhe heqje dheu me lopatë, duke përdorur mjete dore apo pajisje të thjeshta;
  • Kryejnë hapje të kanaleve, puseve të ujit;
  • Kryejnë shembje të ndërtimeve me pajisje dore;
  • Kryejnë punë krahu në ndërtim;
  • Kryejnë mirëmbajtje të ndërtesave të ndryshme;
  • Bëjnë mbushje të kontejnerëve dhe rafteve me produktet e duhura;
  • Kryejnë punë krahu në industri të ndryshme;
  • Kryejnë ambalazhime të ndryshme me dorë;
  • Seleksionojnë materiale të ndryshme në vendet e grumbullimit të tyre;
  • Ndezin zjarr dhe ndihmojnë në impiante të ngrohjes së ujit;
  • Punojnë me karroca dhe pajisje të tjera të pa motorizuara për ngarkim-shkarkim mallrash të ndryshme;
  • Drejtojnë dhe punojnë me karroca të ndryshme të tërhequra nga kafshët;
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë materiale ndërtimi;
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë mallra të ndryshme në anije, në avion, në kamionë, në pajisjet frigoriferike, apo magazina të ndryshme etj;
  • Sistemojnë dhe paketojnë mall për transport;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye