9332Karrocierë

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Karrocieri transporton pasagjerë apo mallra duke përdorur mjete që tërhiqen prej kafshëve, përgjithësisht në transportin e mallrave dhe më shumë në fushën e punimeve në bujqësi.

Detyrat kryesore

  • Vendosin frerin apo zgjedhën tek kafshët si kali, demi etj. dhe i lidhin ato me mjete transporti apo makineri që tërhiqen prej tyre;
  • Ngarkojnë ose shkarkojnë mallra prej mjeteve të transportit;
  • Ndihmojnë pasagjerë të hipin apo zbresin nga mjeti i transportit;
  • Drejtojnë kafshët në drejtimin e dëshiruar duke i respektuar rregullat e trafikut;
  • Japin bileta e fatura dhe mbledhin pagesat përkatëse;
  • Drejtojnë kafshët që të tërheqin vagonë në miniera apo gurore;
  • Drejtojnë kafshët të lidhura me frerë apo zgjedhë për punë në bujqësi;
  • Kujdesen për kafshët e punës si edhe për mjetet që ato tërheqin;
  • Bëjnë riparime të vogla të mjeteve dhe instalojnë pjesë këmbimi;
  • Kujdesen për ushqimin e kafshëve;
  • Kujdesen për të mos shfrytëzuar punën e kafshëve pa kriter;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm shtetëror.
  • Preferohet:
  • Të tregojë dëshirë për tu kujdesur dhe punuar me kafshë.
  • Të njohë mirë hartën e sistemit rrugor si edhe sinjalistikën përkatëse.
  • Të jetë e/i përpiktë për të arritur në destinacion në kohën e duhur.

Informacion shtesë

Mjeti transportues duhet të ketë të vendosura dy reflektues të kuq në të dy anët e saj të pasme.

Udhëtimi natën të shmanget sa më tepër të jetë e mundur.

Nëse udhëtohet natën, një ndriçues i bardhë duhet vendosur përpara dhe dy ndriçues të kuq nga prapa mjetit transportues.

Punësimet në këtë profesion janë më së shumti në shërbimet komunale dhe në bujqësi në zona banimi të caktuara.

Transporti i mallrave me mjete që tërhiqen nga kafshë sa vjen e zvogëlohet në zona urbane me popullsi të madhe në numër.

Së fundmi është rritur kërkesa për karrocier për transport turistik. Për zhvillimin e këtij aktiviteti si biznes i vogël, marrja e licencës kryhet sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Profesionet në këtë grup

  • Karrocier
  • Karrocier pajtoni
  • Karrocier për pajisjet e bujqësisë të pa motorizuara
  • Drejtues të pajisjeve të transportit të tërhequra nga kafshë pune

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye