754Punonjës të tjerë

Grup i vogël · 5 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit e tjerë inspektojnë dhe testojnë materialet e prodhuara të papërpunuara apo të përfunduara, analizojnë komponentët dhe produktet e tyre; bëjnë dezinfektime të mjedisit për baktere, insekte, barëra të këqij etj. për të parandaluar dëme në kultura të ndryshme në ndërtesa apo strukturave të tjera; punojnë nën sipërfaqen e ujit duke përdorur aparatin e frymëmarrjes nënujore; përgatisin dhe bëjnë shpërthime me eksplozivë, etj. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh, prodhimesh, në miniera, institucione të ndryshme apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë detyra të ndryshme nënujore, duke përdorur aparatin e frymëmarrjes nënujore, si dhe mjetet dhe të pajisjet e duhura;
  • Kryejnë zhytje për eksplorime të ndryshme nënujore;
  • Kryejnë zhytje për shpëtim nënujor, duke përdorur mjetet dhe të pajisjet e duhura;
  • Përgatisin vendin për vendosjen e eksplozivëve për shpërthime të ndryshme duke marrë paraprakisht masat e sigurisë në punë, për vete dhe për të tjerët;
  • Bëjnë shpërthime me eksploziv;
  • Inspektojnë dhe testojnë materiale të papërpunuara, produkte të prodhuara dhe komponentët e tyre;
  • Kontrollojnë mjedise për baktere, insekte, barëra të këqij dhe dëmtues të tjerë;
  • Kryejnë përzierje kimike sipas udhëzimeve të paracaktuara për përgatitjen e dezinfektuesve të ndryshëm, sipas rastit, duke përdorur mjetet dhe pajisjet e duhura;
  • Kryejnë dezinfektime të mjedisit për baktere, insekte, barëra të këqija duke zbatuar me përpikëri masat përkatëse të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit, për të parandaluar dëme në kultura, ndërtesa dhe struktura të tjera.
  • Kryejnë monitorimin e spërkatjeve për dezinfektime të mjedisit për baktere, insekte, barëra të këqija apo dëmtues të tjerë;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin e punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye