7549Punonjës të tjerë jo të klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Punonjës të tjerë jo të klasifikuar diku tjetër përfshin profesione artizanale dhe tregtare të paklasifikuara diku tjetër në grupin e madh 7, “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to”. Për shembull, ky grup përfshin punonjësit që heqin mykun mbi sipërfaqe të materialeve apo objekteve për t’i pastruar ato, presin në pjesë apo feta të vogla materiale të ndryshme, bluajnë, kryejnë punime të imta dhe lustrojnë lente optike. Ata mund të punësohen në atelie të vogla.

Detyrat kryesore

  • Heqin mykun mbi sipërfaqen e materialeve apo objekteve për t’i pastruar ato;
  • Presin në pjesë apo feta të vogla materiale të ndryshme
  • Kryejnë bluarje të ndryshme duke përdorur mjete dhe pajisje të thjeshta dore:
  • Kryejnë ngrohjen e qelqit optik për ta derdhur dhe shtypur atë me qëllim mbushjen e boshllëqeve dhe dhënien e formës së duhur lenteve;
  • Kryejnë lëmime dhe punime të imta;
  • Lustrojnë lente optike;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Është e nevojshme të ketë përfunduar një kualifikim profesional;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të zgjidhë vetë problemet që dalin para, gjatë dhe pas punës.

Informacion shtesë

Mundësitë për të gjetur punë në nivele më të larta janë të lidhura ngushtë me nivelin arsimor të përfunduar;

Kurset e kualifikimit në këtë fushë përbëjnë një bazë shumë të mirë për progres në pozicione më të larta;

Mbarimi shkollës së lartë të pozicionon si inxhinier në tregun e punës.

Profesionet në këtë grup

  • Lustrues i lenteve optike me dorë
  • Krijues lentesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye