7544Kontrollorë të dezinfektimit të mjedisit për baktere, insekte, barëra të këqij

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Përshkrim i përgjithshëm i grupit të profesioneve “Kontrollorë të dezinfektimit të mjedisit për baktere, insekte, barëra të këqij”, niveli i dytë i kompetencës në LKP.

Kontrollori i dezinfektimit të mjedisit për baktere, insekte e barëra të këqij përdor kimikate për të eliminuar insektet e dëmshme, brejtës të vegjël, bimë të egra dhe organizma të tjera të dëmshme për të parandaluar dëmtimin e kulturave dhe të ndërtesave si dhe strukturave të tjera së bashku me rrethinat e tyre, për të parandaluar rreziqet ndaj shëndetit.

Detyrat kryesore

  • Inspektojnë objektet për të identifikuar burimin e infektimi dhe shkallën e dëmtimit të pronës, porozitetin e mureve dhe të çative dhe ndikimin e tyre nga vende të infektuara;
  • Studiojnë zonat e infektuara dhe përcaktojnë llojin e trajtimit të kërkuar për të eliminuar dhe parandaluar përsëritjen e infektimit;
  • Punojnë dhe monitorojnë pajisjet për spërkatje dëmtuesit dhe barërat e këqija;
  • Trajtojnë, përziejnë dhe depozitojnë kimikatet duke ndjekur udhëzimet për masat e sigurisë të përcaktuara nga prodhuesit dhe legjislacioni në fuqi;
  • Trajtojnë ndërtesa me pesticide zonat në thellësi të caktuara, duke aplikuar njohuritë e kushteve të motit, madhësinë e pikimeve, raportet lartësi-distancë dhe pengesat e mundshme;
  • Spërkatin apo shpërndajnë solucione kimike, pluhura apo gazra toksike në ambiente dhomash, në veshje, orendi shtëpiake apo punime druri si dhe mbi kënetat, kanalet e ujërave të zeza dhe të baseneve ujore;
  • Vendosin çarqe mekanike për të eliminuar dëmtues dhe parazitë të tillë si minj, termite dhe brumbuj;
  • Vendosin pastë apo ushqim tërheqës helmues në kanalizimet e ujërave të zeza, strofka dhe kanale të hapur të ndotur;
  • Ngrenë, shtyjnë dhe lëvizin tubat elastike prej gome në mënyrë që të spërkasin direkt mbi zona të caktuara;
  • Vendosin në punë gjeneratorë, kompresorë dhe pompat manuale apo elektrike për të injektuar ose spërkatur pesticidet dhe herbicidet e lëngëta dhe të gazta;
  • Mbushin pajisjet spërkatës me ujë dhe kimikate;
  • Kujdesen për të minimizuar dëmtimin në bimë të tjera, në kafshët dhe në mjedisin përreth;
  • Pastrojnë dhe i bëjnë shërbime pajisjeve për të siguruar efikasitetin e duhur;
  • Mbajnë pajisje në mënyrë efikase dhe në radhë të sigurt pune;
  • Këshillojnë njerëzit për masat parandaluese dhe shkruajnë raporte informimi për klientët;
  • Kryejnë punime të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj konsumatorëve;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të zgjidhë vetë problemet që dalin para, gjatë dhe pas punës;
  • Të mos ketë probleme të frymëmarrjes dhe gjendje të lidhura me këtë situatë;
  • Të mos ketë alergji të njohura ndaj kimikateve që do të përdorë;
  • Të jetë e/i vetëdijshëm për masat për sigurinë e jetës;
  • Të jetë në gjendje për të bërë vëzhgime dhe llogaritje të sakta;
  • Të jetë miqësor/e dhe e/i sjellshëm kur ndërvepron me klientët në shtëpitë apo bizneset e tyre;
  • Të jetë e/i orientuar drejt detajeve, në gjendje për të ndjekur udhëzimet me kujdes;
  • Të ketë qëndrueshmëri fizike, sepse mund të kalojnë orë të shumta në këmbë, shpesh në pozicionin përkulur, në gjunjë, apo dhe duke u zvarritur;
  • Të jetë në gjendje të përballojë nxehtësinë e verës dhe të ftohtin e dimrit;
  • Të njohë përbërësit kimikë, strukturën dhe vetitë e substancave dhe të proceseve kimike dhe transformimet që pësojnë;
  • Të njohë punimin e makinerive dhe mjeteve, duke përfshirë konstruksionin e tyre, përdorimin, riparimin dhe mirëmbajtjen.

Informacion shtesë

Ligji kërkon që punonjësit që kontrollojnë dezinfektimin e mjedisit të jenë të licencuar.

Diploma e shkollës së mesme është e mjaftueshme.

Trajnimet në këtë fushë përbëjnë favore për punësim.

Profesionet në këtë grup

  • Dezinfektues të mjedisit për baktere, insekte, barëra të këqij
  • Kontrollor të dezinfektimit të mjedisit për baktere, insekte, barëra të këqij
  • Dezinfektues mjedisi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye