7543Testues dhe klasifikues të produkteve (përjashtuar ushqimet dhe pijet)

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Testuesit dhe klasifikuesit e produkteve(përjashtuar ushqimet dhe pijet) inspektojnë, testojnë, zgjedhin, peshojnë mallrat, pjesët përbërëse të prodhuara si dhe mallrat e prodhuara ose të shitura për të siguruar përputhshmërinë me standardet e cilësisë me qëllim që të identifikojnë defektet dhe shmangiet nga standardet.

Detyrat kryesore

  • Testojnë produktet, nënproduktet, pjesët dhe materialet në përputhje me standardet;
  • Refuzojnë ose pranojnë produktet, nënproduktet, materialet dhe pajisjet që nuk i plotësojnë standardet bazë;
  • Analizojnë dhe interpretojnë produktet, të dhënat dhe materialet specifike;
  • Zbatojnë procedurat e inspektimit dhe testimit;
  • Njoftojnë mbikëqyrësit ose personelin në lidhje me probleme të prodhimit si edhe ndihmojnë në identifikimin dhe korrigjimin e problemeve;
  • Kontrollojnë regjistrimin dhe testimin e të dhënave si pesha, temperatura, përmbajtja e lagështisë, sasia e produkteve etj.;
  • Shënojnë artikujt me detaje për pranimin ose refuzimin e produkteve;
  • Analizojnë të dhënat e nevojshme për të caktuar rezultatin përfundimtar të testimit;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet arsim profesional ose një kurs paraprak për hyrje në profesion;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të njohë procedurat administrative dhe sisteme të testimit të produkteve;
  • Të ketë njohuri elementare të gjuhës angleze apo të gjuhëve të tjera ndërkombëtare.

Informacion shtesë

  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Inspektor cilësie
  • Klasifikues produktesh jo-ushqimore
  • Kategorizues produktesh jo-ushqimore
  • Klasifikues leshi
  • Analizues dhe interpretues i të dhënave të produkteve jo-ushqimore
  • Testues dhe përcaktues i gradacionit në produkte

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye