7541Zhytës nënujorë

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Zhytësi nënujor punon nën sipërfaqen e ujit, duke përdorur aparate të frymëmarrjes nënujore për të inspektuar, instaluar, riparuar dhe për të zhvendosur pajisjet dhe strukturat nënujore. Ai kryen teste apo eksperimente, pajis me eksplozivë, fotografon strukturat nënujore apo jetën nënujë si edhe gjen e nxjerr jashtë ujit individë apo sende të ndryshme.

Detyrat kryesore

  • Marrin masat e sigurisë, të tilla si monitorimin e gjatësisë dhe thellësisë së zhytjeve dhe bëjnë regjistrimet përkatëse tek autoritetet përkatëse përpara se ekspedita zhytëse të fillojë;
  • Kontrollojnë dhe mirëmbajnë pajisjet e zhytjes të tilla si helmeta, maska, bombolat e ajrit, kostumin e zhytjes, pajimet dhe aparatet matëse;
  • Zbresin nën ujë duke përdorur mjete ndihmës zhytje në ujë, pajisje zhytjeje dhe kostum zhytjeje
  • Punojnë nën ujë për të ndërtuar dhe riparuar ura, kalatave dhe themele muri për portet;
  • Inspektojnë për dëmet e dyshuara duke bërë dhe riparime të vogla si ciflimet e anijeve apo edhe në impiantet dhe instalimet e ndryshme nënujore;
  • Raportojnë mbi gjendjen e anijeve të mbytura;
  • Zhvendosin pengesat nënujore;
  • Shpojnë bira për të vendosur lëndë eksplozive për të kryer shpërthime nën ujë;
  • Kryejnë detyra të tjera nënujore të lidhura me punime për shpëtim apo nxjerrjen e trupave të mbytur;
  • Ndërsa janë nën ujë, komunikojnë me punonjësit e tjerë në sipërfaqe duke përdorur linjë telefonike apo sinjalistikë;
  • Marrin informacion për detyrën që do të kryejnë me zhytje nën ujë si edhe për kushtet e mjedisit;
  • Kryejnë punime të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të ketë njohuri dhe saktësi e preçizion në punime nënujore;
  • Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë gjatë kohës së kryerjes së proceseve të punës;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në zotërimin e notit;
  • Të jetë shumë e/i fortë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të tregojë se ruan qetësinë edhe kur është nën presion;
  • Të jetë e/i aftë të ndjekë me korrektësi të plotë rregullat e sigurisë së jetës;
  • Të jetë e/i aftë të punojë vetëm dhe së bashku me të tjerët.

Informacion shtesë

Duke kryer regjistrimin në QKB , individi mund të vetëpunësohet si zhytës nënujor për të bërë tregti koralesh, sfungjerë deti etj.;

Shumica e punësimeve janë me kontrata afatshkurtra kështu që individi duhet të jetë fleksibël për kohën dhe vendin e punës;

Mund të gjendet punë në industrinë e naftës dhe gazit në det, në punimet inxhinierike nënujë nëpër porte ose si pjesë përbërëse e personelit të policisë;

Edhe pse nuk kërkohet shkollim i lartë , është e domosdoshme që herë pas here të kryhen trajnime;

Duhet me patjetër të kryhet kontroll mjekësor shumë i rreptë më parë se të nisë punën e zhytësit nënujorë.

Profesionet në këtë grup

  • Zhytës për eksplorim nënujor
  • Zhytës për shpëtim i pajisur.
  • Zhytës shpëtues
  • Specialist të zhytjes

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye