612Rritës të kafshëve dhe shpendëve dhe të ngjashme me to

Grup i vogël · 6 Nëngrupe

Përshkrimi

Rritësit e kafshëve dhe shpendëve dhe të ngjashme me to kryejnë veprime të nevojshme për mbarështimin, rritjen dhe kujdesin ndaj bagëtive, shpendëve dhe të ngjashme me to si: kafshët shtëpiake, një thundrakët, delet, derrat, dhitë, kuajt, qentë, macet, zvarranikët, shpendët, shpendët apo kafshët e egra, etj. që do të përdoren për punë, sport, për mish, qumësht, lesh, lëkurë dhe produkte tjera, për shitje në treg apo përdorime vetjake. Ata mund të punësohen në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve blegtorale apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Përcaktojnë llojet dhe sasinë e kafshëve apo shpendëve dhe produkteve blegtorale që duhet të prodhojë;
  • Blejnë kafshët apo shpendët, ushqimin e tyre dhe pajisjet e tjera ndihmëse;
  • Kujdesen për mbarështimin, rritjen, shumimin e kafshëve apo shpendëve;
  • Kujdesen për ushqimin dhe ujin e kafshëve apo shpendëve sipas kategorive dhe gjendjes fiziologjike të tyre (racionimi i ushqimit në oraret e caktuara);
  • Kryejnë mjeljen e gjësë së gjallë (lopë, dele, dhi) me dorë apo me mjete të mekanizuara;
  • Kujdesen për rritjen e të vegjëlve, për ushqimin dhe ujin në racione dhe oraret e duhura;
  • Japin ndihmën e parë me mjekime paraprake në raste të disa sëmundjeve të veçanta të kafshëve dhe shpendëve;
  • Kryejnë pastrimin dhe dezinfektimin individual të kafshëve apo shpendëve, të ambientit dhe vendqëndrimit të tyre;
  • Kujdesen për kafshët apo shpendët dhe të vegjlit e tyre gjatë procesit të lindjes;
  • Kryejnë therjen e kafshëve apo shpendëve për mish apo lëkurë;
  • Bëjnë magazinimin e produkteve blegtorale sipas kushteve dhe parametrave specifike të kërkuara;
  • Kujdesen dhe kryejnë përpunime themelore të produkteve të tyre;
  • Kryejnë përgatitjen e produkteve të tyre për treg;
  • Kryejnë mirëmbajtjen e ndërtesave, makinerive dhe pajisjeve;
  • Kryejnë shpërndarjen apo marketingun e produkteve blegtorale për treg ose i konsumojnë ato për nevoja vetjake;
  • Kryejnë mbikëqyrjen e punëtorëve të tjerë;
  • Bëjnë preventive për shërbime të ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një rritës i kafshëve dhe shpendëve dhe të ngjashme me to mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës deri në nivel tekniku.

Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel zooteknik, veteriner apo manaxher blegtoral, sipas specialitetit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e blegtorisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për përdorimin e solucioneve dezinfektuese (sasinë dhe mënyrën e përdorimit të tyre)

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye