6122Rritës së gjësë së gjallë për mish dhe bulmet
Grup njësi · 17 profesione
Përshkrimi
Rritësi i gjësë së gjallë për mish dhe bulmet kryen veprime të nevojshme për rritjen, mbarështimin dhe kujdesin e bagëtive si: delet, derrat, dhitë, lopët, kuajt etj. që do të përdoren për mish, qumësht, lesh, lëkurë dhe produkte tjera, për shitje në treg apo përdorime vetjake. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve blegtorale apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Përcaktojnë llojet dhe sasinë e bagëtisë dhe produkteve blegtorale që duhet të prodhojnë;
- Blejnë gjënë e gjallë, foragjere dhe pajisjet e tjera;
- Kujdesen për rritjen, mbarështimin, shumimin e gjësë së gjallë;
- Kujdesen për ushqimin dhe ujin e gjësë së gjallë sipas kategorive dhe gjendjes fiziologjike të tyre (racionimi i ushqimit: të koncentruar, ushqimeve të thata dhe njomishteve) në oraret e caktuara;
- Nxjerrin në ambient të hapur gjënë e gjallë;
- Kryejnë mjeljen e gjësë së gjallë (lopë, dele, dhi) me dorë apo me mjete të mekanizuara;
- Kujdesen për rritjen e të vegjëlve, për ushqimin dhe ujin në racione dhe orare të caktuara;
- Japin ndihmën e parë me mjekime paraprake në raste të disa sëmundjeve të veçanta;
- Kryejnë qethjen e deleve në periudhën e kërkuar;
- Kryejnë pastrimin e gjësë së gjallë, krehjen, (kashaisjen e tyre);
- Bëjnë banjëzimin e të imtave shoqëruar me solucione kundër parazitëve;
- Kryejnë pastrimin dhe dezinfektimin e ambientit dhe vendqëndrimit të gjësë së gjallë;
- Kujdesen për gjënë e gjallë dhe të vegjlit e tyre gjatë procesit të lindjes;
- Kryejnë therjen e gjësë së gjallë për mish;
- Bëjnë magazinimin e produkteve blegtorale sipas kushteve dhe parametrave specifike të kërkuara;
- Kujdesen dhe kryejnë përpunime themelore të produkteve të tyre;
- Kryejnë përgatitjen produkteve të tyre për treg;
- Kryejnë mirëmbajtjen e ndërtesave, makinerive dhe pajisjeve;
- Kryejnë shpërndarjen apo marketingun e produkteve blegtorale në treg ose i konsumojnë ato për nevoja vetjake;
- Kryejnë mbikëqyrjen e punëtorëve të tjerë;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një rritës i gjësë së gjallë për mish dhe bulmet mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel zooteknik, veteriner apo manaxher blegtoral, sipas specialitetit
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e blegtorisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit. Të ketë njohuri për përdorimin e solucioneve dezinfektuese (sasinë dhe mënyrën e përdorimit të tyre).
Profesionet në këtë grup
- Fermer blegtorie
- Fermer gjedhi
- Fermer kafshësh shtëpiake
- Fermer për mbarështim kuajsh
- Fermer për përpunimin e qumështit
- Fermer qumështi
- Punëtor i qethjes se bagëtive me makine
- Punonjës ferme i kualifikuar për baxho
- Punonjës ferme i kualifikuar për blegtori mikse
- Punonjës ferme i kualifikuar për derra
- Punonjës stalle i kualifikuar
- Qethës dhensh
- Rritës derrash
- Rritës gjedhi
- Rritës kuajsh
- Trajtues paraprak i lëkurës
- Rritës i qenve

