6121Manaxherë dhe mbikëqyrës të fermave blegtorale
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Manaxherët dhe mbikëqyrësit e fermave blegtorale planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë veprimtari për të shtuar dhe rritur kafshët shtëpiake (përjashtuar shpendët) të tilla si lopët, delet, derrat, dhitë, kuajt etj. për prodhimin e mishit, qumështit dhe prodhimeve të tjera të bulmetit si dhe të lëkurave, leshit ose për t’ua shitur dhe shpërndarë kafshët që përdoren për punë, sporte ose aktivitete rigjeneruese dhe argëtuese, tregtarëve të shumicës, organizatave të marketingut ose drejtpërdrejtë në tregje
Detyrat kryesore
Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet e tregut, për të përcaktuar llojet dhe sasinë e prodhimeve të nevojshme, planifikimin dhe koordinimin e prodhimit të kërkuar;
- Kultivimin e kullotave si dhe dhënien dhe monitorimin e sasive të ushqimit dhe të ujit për të mbajtur nivelin e duhur të mirë ushqyerjes dhe kushteve të bagëtisë;
- Monitorimin dhe ekzaminimin e kafshëve për të identifikuar sëmundjet, plagosjet ose dëmtimet dhe për të kontrolluar kushtet fizike të tilla si lëvizja në peshë;
- Qethjen, shënjimin, prerjen, heqjen e parazitëve dhe/ose tredhjen dhe rrjepjen e lëkurave për të marrë leshin ose qimet;
- Shoqërojnë bagëtinë nëpër livadhe për të kullotur ose për ta çuar nëpër peshore, vathë, makina ose në vende të tjera sipas nevojës,
- Mjelin kafshët me duar ose makineri;
- Përziejnë ushqyet, shtesat ushqimore dhe medikamentet në sasitë e përshkruara dhe shpërndajnë ose ushqejnë kafshët me dorë apo me makineri;
- Kryejnë detyrat që lidhen me riprodhimin e bagëtisë të tilla si: shumëzimi, inseminimi artificial dhe ndihmojnë kafshët gjatë lindjes;
- Mbajnë pastër godinat e fermës, makinat, pajisjet dhe struktura të ndryshme;
- Presin dhe rrjepin e kafshët, si dhe i përgatitin ato për treg;
- Magazinojnë dhe dërgojnë disa prej produkteve blegtorale për prodhim bulmetrash;
- Promovojnë produktet për marketing, organizojnë për shitje, blejnë dhe transportojnë gjënë e gjallë, prodhimin dhe mjetet ndihmëse për të mirëmbajtur dhe vlerësuar rezultatet e aktiviteteve të fermës dhe të transaksioneve të ndryshme;
- Trajnojnë dhe Mbikëqyrin punonjësit që merren me përkujdesjen e kafshëve, mbarëvajtjen e punëve si dhe punësojnë apo shkarkojnë punonjësit apo kontraktorët.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle të lartë profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer kurse profesionale për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të këtë njohuri për përdorimin e pajisjeve të fermës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në punë si ndihmës punëtor. Me fitimin e përvojës dhe me kualifikim shtesë ai mund të kalojë në nivel të punonjësit të kualifikuar. Më pas me kualifikime të tjera, manaxheri dhe mbikëqyrësi i fermave blegtorale mund të ndërmarrë dhe funksione mbikëqyrëse duke ngjitur shkallët e karrierës deri në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë në këtë drejtim, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel agronom apo inxhinier sipas specialitetit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushë të kultivimit të varieteteve të ndryshme për nevoja familjare, duhet licencë për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri të teknikës bujqësore, përdorimit të pesticideve dhe tregjeve, si dhe të ketë certifikatë në këto fusha.
Profesionet në këtë grup
- Drejtues për rritjen e bletëve dhe krimbit të mëndafshit
- Drejtues për rritjen e gjësë së gjallë për mish dhe bulmet
- Drejtues për rritjen e kafshëve dhe shpendëve jo të klasifikuar diku tjetër
- Drejtues për rritjen e shpendëve

