6129Rritës të kafshëve dhe shpendëve jo të klasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 20 profesione
Përshkrimi
Rritësi i kafshëve dhe shpendëve jo të klasifikuar diku tjetër merret me shumimin, kultivimin, rritjen dhe kujdesin për gjitarët, zogjtë e egër dhe të tjerët, kërmijtë, kafshët që u përdorim lëkurën, gjarpërinjtë dhe zvarranikët e tjerë, kurrizorët, si dhe insektet e shumëllojshme si dhe kafshët që përdoren për teste laboratorike, për shitje dhe blerje me shumicë apo pakicë në kopshtet zoologjike, cirqet, etj. Gjithashtu ai kujdeset apo ushtron, trajnon e zbut kafshët në rezervatet e tyre, në stallë, në kopshtet zoologjike, në cirk etj. për llogari të organizatave kërkimore dhe institucione të ngjashme. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh rezervatesh të kafshëve, stalla, kopshte zoologjike, cirqe, organizata kërkimore dhe institucione të ngjashme apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Blejnë apo ndërtojnë objekte dhe ambiente strehimi, pajisje të nevojshme, të përshtatshme për mirërritjen e kafshëve dhe shpendëve që do të kultivojnë;
- Përcaktojnë llojin dhe sasinë e kafshëve që duhet të rriten;
- Kryejnë blerjen e kafshëve dhe shpendëve, të ushqimit dhe të pajisjeve tjera të domosdoshme;
- Kujdesen për shumimin, rritjen, ushqyerjen e kafshëve dhe shpendëve;
- Kryejnë shërbimet e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e kafshëve dhe shpendëve;
- Kryejnë therjen dhe rrjepjen e kafshëve dhe shpendëve;
- Kryejnë përgatitjen e kafshëve dhe shpendëve apo produkteve të tyre për treg;
- Kryejnë ruajtjen dhe kryerjen e përpunimit fillestar të produkteve të tyre;
- Kryejnë mbrojtjen e kafshëve, posaçërisht kafshët e llojeve në rrezik zhdukjeje;
- Bëjnë trajnimin, stërvitjen e kafshëve për gara, për cirk dhe të tjera të ngjashme;
- Kryejnë zbutje të kafshëve apo shpendëve të egra;
- Monitorojnë dhe shqyrtojnë kafshët dhe shpendët për të zbuluar sëmundje, plagosje dhe për të kontrolluar gjendjen fizike të tillë si normën e shtimit në peshë etj;
- Realizojnë detyra që lidhen me riprodhimin e kafshëve duke ndihmuar në lindjet e kafshëve;
- Kryejnë shpërndarjen apo marketingun e produkteve;
- Ruajnë, mirëmbajnë dhe pastrojnë, ndërtesat dhe strukturat, kafazet, veglat e punës, pajisjet e ndryshme etj;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin dhe trajnojnë punëtorë të tjerë për procedurat e kujdesit ndaj kafshëve, për ushqyerjen dhe mirërritjen e tyre;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një rritës i kafshëve dhe shpendëve jo i klasifikuar diku tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin veteriner i lartë.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktivitetit si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Punonjës kopshti zoologjik i kualifikuar, rritës kafshësh laboratori, rritës zogjsh, stërvitës kuajsh, rritës dhe stërvitës qensh etj.
Profesionet në këtë grup
- Punonjës ferme i kualifikuar për lëkurë kafshësh të egra
- Punonjës ferme i kualifikuar për strucë
- Punonjës kopshti zoologjik i kualifikuar
- Punonjës laboratori i kualifikuar për kafshë
- Rojtar kafazesh zogjsh
- Rojtar kopshti zoologjik
- Rojtar rezervati kafshësh
- Rojtar rezervati për gjah
- Rritës kafshësh laboratori
- Rritës kërmijsh
- Rritës luanësh
- Rritës minjsh laboratori
- Rritës zogjsh kafazi (bilbila kanarinash gardalinash)
- Rritës zogjsh
- Rritës zogjsh gjahu
- Rritës zvarranikësh
- Stërvitës kuajsh
- Trajner kuajsh gare
- Trajner kuajsh vrapimi
- Trajner qensh

