6125Rritës të krimbit të mëndafshit

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Rritësi i krimbit të mëndafshit kryen veprime të nevojshme për mbarështimin, rritjen dhe kujdesin për krimbin e mëndafshit dhe për mbledhjen e produkteve të tij. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimit të krimbit të mëndafshit apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Përcaktojnë sasinë e farës (vezëve) të krimbit të mëndafshit që do të rritet;
  • Përcaktojnë ambientin ku do të rritë këtë insekt sipas kushteve teknike të kërkuara (dritës, temperaturës, ajrosjes, lagështisë);
  • Bëjnë dezinfektimin e ambientit me elementë natyrore ose me elementë kimike të ndryshëm (drita e diellit, gëlqere, klonomini, squfuri, etj.);
  • Kultivojnë bazën ushqimore të krimbit të mëndafshit (mbjelljen e manit);
  • Hartojnë kalendarin e aktiviteteve të tij (sipas sezonit në të cilin do të rritet krimbi i mëndafshit ( pranverë, verë ose vjeshtë);
  • Vendosin vezët në shtretër të posaçëm (mbi mbeturina kashte);
  • Sigurojnë kushtet dhe parametrat e kërkuara, sipas fazave të ndryshme të zhvillimit të embrionit;
  • Ushtrojnë kontrolle periodike të kushteve teknike të dritës, temperaturës, ajrosjes, lagështisë etj;
  • Sigurojnë ushqim për krimbin e mëndafshit (gjethet e manit);
  • Seleksionojnë ushqimin e nevojshëm (gjethet manit) sipas fazave të zhvillimit të këtij insekti;
  • Ruajnë dhe magazinojnë rezervat ushqimore sipas kushteve të kërkuara (pa lagështi dhe me freskinë e nevojshme);
  • Ushqejnë insektin në fazat e ndryshme të zhvillimit të saj, me sasinë dhe cilësinë e duhur të gjethes së manit;
  • Bëjnë kontrolle të vazhdueshme të vezëve apo larvave duke hequr ato të dëmtuarat;
  • Ndjekin proceset e zhvillimit të krimbit të mëndafshit;
  • Kontrollojnë gjendjen shëndetësore të krimbit të mëndafshit;
  • Bëjnë ndarjen, seleksionimin e krimbave të mëndafshit sipas fazave të zhvillimit, në ambiente të veçanta;
  • Bëjnë ndërrimin e shtresës së kashtës dhe zgjerimin e sipërfaqes duke iu përshtatur fazave të zhvillimit;
  • Sigurojnë kushtet e duhura për periudhën e gjumit të krimbit të mëndafshit;
  • Ndërtojnë mëshikore për endjen e mëshikëzës;
  • Bëjnë ngjitjen e mëshikëzave;
  • Bëjnë vjeljen e mëshikëzave për prodhim industrial në kohën e duhur;
  • Bëjnë vjeljen e mëshikëzave për prodhim e vezës (farës);
  • Bëjnë klasifikimin e mëshikëzave;
  • Bëjnë magazinimin apo transportimin e mëshikëzave, sipas kushteve të kërkuara;
  • Kryejnë seleksionimin e mëshikëzave për farë;
  • Bëjnë prodhimin e farës;
  • Kryejnë larjen dhe dezinfektimin e farës;
  • Thajnë farën dhe bëjnë shkërmoqjen e farës;
  • Kryejnë paketimin dhe ruajtjen e farës;
  • Plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për çdo fazë të zhvillimit dhe rritjes së krimbit të mëndafshit;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
  • Konsultohen vazhdimisht me kolegë dhe specialistë të fushës;

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor por është e domosdoshme që të ketë njohuri shumë të mira mbi biologjinë e zhvillimit të krimbit të mëndafshit. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një rritës i krimbit të mëndafshit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel zooteknik, veteriner apo manaxher blegtoral, sipas specialitetit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e blegtorisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Rritës i krimbit të mëndafshit
  • Fermer i kualifikuar për rritjen e krimbit të mëndafshit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye