6123Rritës shpendësh
Grup njësi · 11 profesione
Përshkrimi
Rritësi i shpendëve kryen veprime të nevojshme për prodhimin, shtimin dhe rritjen e shpendëve dhe zogjve, kujdesen për shitjen apo shpërndarjen e shpendëve, vezëve, mishit të tyre apo të puplave në tregje si dhe për përdorime vetjake. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të rritjes së shpendëve apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Përcaktojnë llojet dhe sasinë e shpendëve dhe produkteve të tyre që duhet të prodhojnë;
- Kujdesen për rritjen dhe shumimin e shpendëve;
- Bëjnë blerjen e zogjve;
- Kujdesen për rritjen e zogjve, për ushqimin dhe ujin në racione dhe orare të caktuara;
- Kujdesen për ushqimin dhe ujin e shpendëve sipas gjendjes fiziologjike të tyre, në oraret e caktuara;
- Kryejnë blerjen e ushqimit dhe gjëra të tjera të nevojshme për rritjen e shpendëve;
- Kryejnë trajtimin e ushqimeve me substance shtesë (multivitamina);
- Mbikëqyrin gjendjen e shpendëve dhe veçojnë nga ambienti të sëmurët apo të dëmtuarit;
- Kujdesen për periudhën e inkubatorit duke ruajtur kushtet e duhura të lagështisë dhe temperaturës;
- Largojnë nga inkubatori vezët e dëmtuara;
- Kujdesen për të porsalindurit duke u siguruar ambiente shumë të pastra dhe kushtet sipas parametrave;
- Sigurojnë një sistem të rregullt ajrimi dhe ndriçimi të ambientit gjatë 24 orëve;
- Kryejnë mbledhjen e vezëve;
- Kryejnë seleksionimin e vezëve;
- Kryejnë therjen dhe heqjen e puplave të shpendëve për mish;
- Kryejnë pastrimin dhe dezinfektimin e ambientit dhe vendqëndrimit të shpendëve;
- Bëjnë magazinimin e mishit dhe vezëve sipas kushteve dhe parametrave specifike të kërkuara, në dhoma frigoriferike;
- Kryejnë përgatitjen dhe paketimin e mishit të shpendëve dhe produkteve të tyre për treg;
- Kryejnë mirëmbajtjen e ndërtesave, makinerive dhe pajisjeve;
- Kryejnë shpërndarjen apo marketingun e produkteve në treg ose konsumojnë ato për nevoja vetjake;
- Kryejnë mbikëqyrjen e punëtorëve të tjerë;
- Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një rritës shpendësh mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel zooteknik, veteriner apo manaxher blegtoral, sipas specialitetit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për përdorimin e solucioneve dezinfektuese (sasinë dhe mënyrën e përdorimit të tyre).
Të ketë njohuri për përdorimin e substancave shtesë (multivitamina) (sasinë dhe mënyrën e përdorimit të tyre).
Profesionet në këtë grup
- Fermer baterie shpendësh
- Fermer gjelash deti
- Fermer patash
- Fermer për prodhimin e vezëve
- Fermer pulash
- Fermer rosash
- Operator inkubatori
- Punonjës ferme i kualifikuar për shpendët
- Punonjës inkubatori dhe rritës shpendësh
- Rritës fazanësh
- Rritës shpendësh

