541Punonjës të shërbimeve të mbrojtjes
Grup i vogël · 5 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit e shërbimeve të mbrojtjes mbrojnë individët dhe pasurinë kundër zjarrit dhe rreziqeve të tjera, kontrollojnë zbatimin e ligjit, rendit dhe qetësisë publike. Ata monitorojnë lokalet apo institucionet për mbrojtjen e pronës kundër vjedhjes dhe shkatërrimit dhe kryejnë izolime dhe bllokime të nevojshme në situata të rrezikshme. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të mbrojtjes, në shërbime policie, në shërbime të burgjeve, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë mbrojtjen e individëve dhe pasurisë nga zjarri dhe veprime të paligjshme;
- Ruajnë rendin dhe qetësinë publike duke u kujdesur për zbatimin e ligjit;
- Kryejnë veprimet e duhura për parandalimin, luftimin dhe shuarjen e zjarreve;
- Realizojnë shpëtimin e njerëzve nga djegia;
- Kryejnë izolimin dhe bllokimin e ndërtesave në situata të rrezikshme;
- Patrullojnë zonat publike dhe kryejnë arrestimin e autorëve të dyshuar;
- Drejtojnë trafikun dhe njoftojnë autoritetet përkatëse në rast të aksidenteve;
- Ruajnë dhe mbajnë rendin në burgje;
- Patrullojnë ose monitorojnë lokalet apo institucionet me qëllim mbrojtjen e pronës kundër vjedhjes dhe shkatërrimit;
- Kontrollojnë zbatimin e rregullit në institucione dhe mbajtjen e rendit;
- Kontrollojnë zbatimin e rregulloreve në ngjarjet publike;
- Kryejnë detyra të kujdestarit në parqet e lojërave apo në vendet e shenjta;
- Sigurojnë rendin në plazhe apo vende të tjera publike;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
- Të jetë person i sakrificës dhe i përgjegjshëm.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

