54Punonjës të shërbimeve të mbrojtjes

Nëngrup i madh · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësi i shërbimit të mbrojtjes është përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, ambientit ku ai punon. Ai mbron individët dhe pronën kundër zjarrit dhe rreziqeve të tjera. Detyrat kryesore të punonjësit të shërbimit të mbrojtjes janë: parandalimi dhe shuarja e zjarrit; ndihma dhe shpëtimi i individëve nga ndërtesat që digjen; zbatimi i rregulloreve dhe ligjeve; patrullimi në zonat e rrezikshme, identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar; drejtimi i trafikut në raste aksidentesh; patrullimi dhe monitorimi i lokaleve për të mbrojtur pronën kundër vjedhjeve dhe shkatërrimit; kontrolli dhe raportimi në institucionet për mbajtjen e rendit.

Detyrat kryesore

  • Patrullojnë në zonat e zjarrit në pyje;
  • Ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit në pyje;
  • I përgjigjen alarmit të zjarrit me thirrje të tjera për ndihmë;
  • Shpëtojnë njerëzit nga ndërtesat që digjen në zona të rrezikshme;
  • Informojnë publikun në lidhje me parandalimin e zjarrit;
  • Patrullojnë në zona të rrezikshme;
  • Identifikojnë dhe arrestojnë persona të dyshuar;
  • Kujdesen dhe kontrollojnë parqet e lojërave;
  • Rregullojnë trafikun në zonat me probleme;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar
  • Të njohë parimet dhe proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientëve.
  • Të vlerësojë nevojat e klientëve dhe të plotësojë kërkesat me standardin e duhur.
  • Të njohë procedurat administrative dhe sisteme të tilla si përpunimin e fjalëve, mbajtjen e dosjeve dhe të rekordeve.
  • Të njohë procedurat e tjera zyrtare.
  • Të ketë njohuri elementare të gjuhës angleze apo të gjuhëve të tjera ndërkombëtare.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye