5419Punëtorë të tjerë të shërbimeve të mbrojtjes të pa klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 16 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të tjerë të shërbimeve të mbrojtjes të paklasifikuar diku tjetër mbrojnë sigurinë në banka, kisha, parqe lojërash, plazhe, pyje, etj. si edhe kujdesen për këto objekte; kërkojnë përforcime në raste nevoje.

Detyrat kryesore

  • Patrullojnë në plazhe, pishina, etj. për parandalimin e aksidenteve;
  • Ruajnë dhe kujdesen për parqet e lojërave;
  • Monitorojnë trafikun dhe raportojnë për ndodhi të pazakonta ndaj personave të tretë
  • Patrullojnë në plazhe dhe kujdesen për sigurinë fizike të pushuesve;
  • Ruajnë pyjet dhe sigurojnë mbrojtjen nga keqtrajtime të mundshme;
  • Shoqërojnë dhe mbajnë përgjegjësi për sigurinë e makinës së bankës gjatë udhëtimeve;
  • Drejtojnë trafikun në rrethana dhe vende të caktuara;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Të njohë pajisjet përkatëse të punës, politikat dhe procedurat për të ofruar sigurinë e kërkuar.
  • Të japë vëmendjen e duhur për çka flasin njerëz të tjerë, të kuptojë thelbin e çështjes.
  • Të bëjë pyetje dhe të marrë masat në rast nevoje për ndërhyrje.
  • Të komunikojë me njerëz të tjerë për të marrë informacione të sakta.
  • Të përdorë drejt logjikën dhe arsyen në veprimet e veta.
  • Të jetë e/i aftë të vëzhgojë detaje të holla në distancë.
  • Të kuptojë dhe të kuptohet qartë në komunikimin me njerëzit

Informacion shtesë

Për të filluar punë në këtë profesion nuk ka kërkesa specifike për shkollim, por sa më i latë të jetë niveli i dijes, si edhe aftësia fizike e mendore për të punuar në këtë profesion aq më shumë krijohen mundësi për një pozicion të qëndrueshëm në punë.

Për fillimin e një aktivitetit privat, kërkohet zbatimi i ligjeve përkatëse në fuqi.

Profesionet në këtë grup

  • Kujdestar në parqet e lojërave
  • Kujdestar në vendet e shenjta
  • Mbikëqyrës shërbimi në bankë.
  • Mbikëqyrës trafiku
  • Notar i specializuar për të parandaluar rastet e mbytjeve në plazh
  • Patrullues në plazh
  • Patrullues sigurimi
  • Roje bregdetare
  • Roje plazhi
  • Roje pyjesh
  • Roje sigurimi
  • Shoqërues për makinat e bankës
  • Specialist për sigurimin e objekteve
  • Punonjës i kontrollit të kafshëve
  • Vëzhgues kamerash sigurie
  • Specialist i sigurimit dhe skanerit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye