5411Zjarrfikës
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Zjarrfikësi merret me parandalimin dhe shuarjen e zjarrin, përpiqet të shpëtojë njerëz, pasurinë dhe mallra të tjera gjatë dhe pas aksidenteve të mëdha. Ai/ajo ndihmon në emergjenca të tjera për mbrojtjen e jetës dhe pronës. Ai/ajo informon publikun në lidhje me parandalimin e zjarreve, aksidenteve apo emergjencave të tjera. Ai/ajo mund të punësohet në kompani shërbimesh të mbrojtjes kundra zjarrit, shërbime të emergjencave civile etj.
Detyrat kryesore
- Kryejnë veprimet e duhura për marrjen e shërbimit, njohjen e rregullave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit;
- Kontrollojnë gatishmërinë e mjeteve dhe pajisjeve që përdoren në luftën kundër zjarrit dhe në raste të emergjencave;
- U përgjigjen alarmeve dhe thirrjeve të tjera për ndihmë (në raste të zjarrit apo emergjenca të tjera);
- Japin dhe marrin informacionet dhe urdhrat e duhura eprorëve apo vartësve sipas kërkesave dhe kushteve të paracaktuara;
- Shkojnë me shpejtësi në zonën e zjarrit apo të ngjarjeve të emergjencës duke gjetur rrugët më të shkurtra dhe më të përshtatshme;
- Inspektojnë zonën e vendit të ngjarjes dhe kërkojnë ndërhyrje më të specializuara në se është e nevojshme;
- Shtrijnë tubat sipas distancës së duhur për fikjen e zjarrit;
- Montojnë, vendosin shkallët për ndërhyrjet në lartësi;
- Bëjnë shkëputjen e rrymës elektrike në objekt dhe izolimet e duhura sipas intensitetit të zjarrit apo rastet e tjera të ndërhyrjes emergjente;
- Bëjnë shuarjen e zjarrit duke përdorur pajisje të përshtatshme;
- Përdorin pajisje të përshtatshme sipas llojeve të veçanta të zjarrit dhe intensitetit të tyre në ndërmarrjet industriale, karburante etj;
- Përdorin helikopter ose avion për shuarjen e zjarreve në pyje, në zona të gjera apo në raste të ndryshme ndërhyrje emergjencash;
- Parandalojnë dhe fikin zjarrin në aeroplanët e rrëzuar ose dëmtuar;
- Shpëtojnë njerëz, pasuri dhe mallra gjatë dhe pas zjarrit apo fatkeqësive të mëdha duke përdorur pajisje të përshtatshme;
- Parandalojnë ose kufizojnë shpërndarjen e substancave të rrezikshme në raste zjarri; të tilla si: aksidente automobilistike, industriale, kërcënime dhe emergjenca të tjera;
- Kontrollojnë shuarjen e zjarreve duke përdorur pajisjet e posaçme dhe kimikatet e duhura zjarrfikëse sipas llojeve të veçanta të zjarreve;
- Shpëtojnë nga djegia njerëz e ndërtesa që gjenden në situata të rrezikshme;
- Informojnë publikut në lidhje me parandalimin e zjarreve ose aksidenteve;
- Marrin udhëzimet nga oficeri i informacionit për shërbimin e turnit;
- Përgatitin dhe dorëzojnë proces-verbalin e shërbimit të kryer;
- Raportojnë informacionin e duhur tek përgjegjësi;
- Pastrojnë dhe mirëmbajnë pajisjet dhe makineritë e mbrojtjes kundra zjarrit;
- Mbikëqyrin të tjerët;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht për këtë profesion kërkohet përfundimi i një shkolle të mesme.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të plotësojë normat e zhvillimit fizik të kërkuar për këtë profesion.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si agjent. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mbas 2 vjetësh mund të kalojë në nivelin agjent i parë zjarrfikësi. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimet, një zjarrfikës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse si: asistent, asistent i parë, krye-asistent etj. duke ngritur shkallët e karrierës në fushën e shërbimit zjarrfikës dhe shërbimeve të emergjencave.
- Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin oficer.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: komandant (përgjegjës) i reparti zjarrfikës, patrullues të zonës së zjarrit në pyll, zjarrfikës, zjarrfikës në rastet e aksidenteve ajrore, zjarrfikës për eksplozione të naftës dhe të gazit, etj.
Profesionet në këtë grup
- Komandant (përgjegjës) i repartit të zjarrfikës
- Patrullues në zonën e zjarrit në pyll
- Zjarrfikës
- Zjarrfikës në rastet e aksidenteve ajrore
- Zjarrfikës për eksplozione të naftës dhe gazit
- Zjarrfikës për pyjet

