5412Policë

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Polici merret me ruajtjen dhe vendosjen e qetësisë publike, rendit dhe zbatimin e ligjit. Ai ruan dhe mbron personat dhe pasurinë nga veprimet e paligjshme, ndjek dhe shoqëron të dyshuarit dhe arreston autorët e veprave penale. Polici rrugor drejton trafikun dhe merr masat e duhura në rast aksidenti. Ai mund të punësohet në reparte të policisë së ruajtjes së rendit, kompani shërbimi të ruajtjes dhe mbrojtjes së rendit dhe pasurisë, institucione publike dhe private, në port, në supermarket, në bankë, kompani të lojërave të fatit etj.

Detyrat kryesore

  • Veshin uniformën dhe përgatiten për fillimin e punës;
  • Kryejnë veprimet duhura për marrjen e shërbimit;
  • Marrin udhëzimet nga oficeri i informacionit për shërbimin e turnit;
  • Marrin shërbimin me proces-verbal duke bërë kontrollet dhe verifikimet e duhura;
  • Ruajnë dhe mbrojnë personat dhe pasurinë nga veprimet e paligjshme;
  • Patrullojnë një zonë të caktuar për të ruajtur rendin publik;
  • U përgjigjen emergjencave për të mbrojtur njerëzit dhe pronën duke zbatuar ligjet dhe rregulloret;
  • Identifikojnë autorët e veprave penale;
  • Kryejnë ndjekjen e të dyshuarve dhe arrestimin e autorëve të veprave penale;
  • Shoqërojnë të dyshuarin apo të arrestuarin për në vendet e caktuara;
  • Drejtojnë trafikut dhe marrin masat e duhura në rast aksidenti;
  • Kontrollojnë zbatimin e rregullores së qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve;
  • Marrin masa ndëshkimore për personat që shkelin ligjet apo rregulloren e qarkullimit rrugor;
  • Ofrojnë ndihmë emergjente për viktimat e aksidenteve, të krimeve dhe fatkeqësive natyrore;
  • Japin dhe marrin informacionet e duhura ndaj eprorëve apo vartësve sipas rregulloreve përkatëse;
  • Mbikëqyrin të tjerët;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht për këtë profesion kërkohet përfundimi i një shkolle të mesme.
  • Të ketë kryer kursin e formimit profesional të policisë për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të plotësojë normat e zhvillimit fizik të kërkuar për këtë profesion.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin polic. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit, një polic mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në fushën e shërbimi të ruajtjes së rendit. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin oficer.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: polic, polic bashkiak, polic të ruajtjes së objekteve, polic në port, polic patrullues, oficer policie, oficer policie trafiku etj.

Profesionet në këtë grup

  • Oficer policie
  • Oficer policie trafiku
  • Polic
  • Polic bashkiak
  • Polic elektrik
  • Polic të ruajtjes së objekteve
  • Polic në port
  • Polic patrullues
  • Polic roje
  • Punonjës i trupës së shërbimit operacional për shoqërim e sigurim
  • Specialist i policisë rrugore
  • Zyrtar i patrullës së policisë

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye