5413Gardianë

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Gardiani merret me vëzhgimin, kontrollin, shoqërimin dhe ruajtjen e disiplinës së të burgosurve në burg, në shtëpitë apo vende të tjera të punës korrektuese ose ndëshkuese. Zbaton me përpikëri rregullat dhe udhëzimet e oficerëve të shërbimit, jep dhe merr informacionet e duhura ndaj eprorëve apo vartësve sipas rregulloreve përkatëse. Ai mund të punësohet në burgje ose institucione të tjera të ruajtjes së personave të ndaluar apo dënuar.

Detyrat kryesore

  • Veshin uniformën dhe përgatiten për fillimin e punës;
  • Kryejnë veprimet duhura për marrjen e shërbimit;
  • Marrin udhëzimet nga oficeri i informacionit për shërbimin e turnit;
  • Marrin shërbimin me proces-verbal duke bërë kontrollet dhe verifikimet e duhura;
  • Raportojnë informacionin e duhur tek përgjegjësi i kullës;
  • Kontrollojnë të burgosurit në momentin e mbërritjes dhe vendosin sendet e tyre me vlerë në vend të sigurt;
  • Përcjellin të burgosurit për në qeli dhe sigurojnë mbylljen e dyerve dhe dritareve të tyre;
  • Vizitojnë periodikisht qelitë për kontroll;
  • Mbikëqyrin të burgosurit përgjatë programeve të rehabilitimit, punës, ngrënies, shëtitjes, apo aktiviteteve të tjera;
  • Patrullojnë vazhdimisht vendin për të parandaluar ikjet apo trazirat;
  • Shoqërojnë të burgosurit në dhomat e takimit me familjarë dhe kontrollojnë sendet e sjella prej tyre;
  • Ndihmojnë në zbatimin e programeve të rehabilitimit;
  • Japin dhe marrin informacionet e duhura eprorëve apo vartësve sipas rregulloreve përkatëse;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin të tjerët;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht për këtë profesion kërkohet përfundimi i një shkolle të mesme.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të plotësojë normat e zhvillimit fizik të kërkuar për këtë profesion.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin gardian. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit, një gardian mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në fushën e shërbimit të ruajtjes së rendit.

Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin oficer.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: gardian burgu, kujdestar burgu, rojtar burgu etj.

Profesionet në këtë grup

  • Gardian burgu
  • Kujdestar burgu
  • Rojtar burgu

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye