5414Roje sigurie
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Rojet e sigurisë kanë për detyrë të sigurojnë klientin/objektin nga të papritura si vjedhje, dhunë fizike dhe dhunim prone. Ata kontrollojnë zonën dhe kërkojnë përforcime në raste nevoje.
Detyrat kryesore
- Qëndrojnë dhe ruajnë objektin ku ata punojnë;
- Kontrollojnë dhe sigurojnë që dyert, dritaret dhe hyrjet e tjera të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë hyrjen e njerëzve të paautorizuar.
- Kontrollojnë të dhënat e individëve në hyrje, kur kjo kërkohet nga drejtuesi;
- Qarkullojnë mes vizitorëve në muze/galeri arti etj. për të parandaluar vjedhje ose akte dhune;
- Përgjigjen në alarme dhe kontaktojnë për përforcime në raste vjedhje ose dhune;
- Shoqërojnë apo adresojnë pasagjerët në parkim për një sistemim të rregullt të tyre;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të njohë mirëfunksionimin e pajisjeve përkatëse të punës, politikat dhe procedurat për të ofruar sigurinë e kërkuar.
- Të japë vëmendjen e duhur për çka flasin njerëz të tjerë, të kuptojë thelbin.
- Të bëjë pyetje dhe të marrë masat në rast nevoje për ndërhyrje.
- Të komunikojë me njerëz të tjerë për të marrë informacione të sakta.
- Të përdorë drejt logjikën dhe arsyen në veprimet e veta.
- Të jetë e/i aftë të vëzhgojë detaje të holla në distancë.
- Të kuptojë dhe të kuptohet qartë në komunikimin me njerëzit.
Informacion shtesë
Për të filluar punë në këtë profesion nuk ka kërkesa specifike për shkollim, por sa më i latë të jetë niveli i dijes, si edhe aftësia fizike e mendore për të punuar në këtë profesion aq më shumë krijohen mundësi për një pozicion të qëndrueshëm në punë.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Portier
- Roje
- Roje në galeri arti
- Roje në muze
- Roje personale
- Shoqërues në gardërobë
- Shoqërues në parking makinash
- Shoqërues në teatër

