512Kuzhinierë
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Kuzhinierët planifikojnë, koordinojnë, drejtojnë, organizojnë, përgatitin dhe gatuajnë ushqimin në hotele, restorante, spitale dhe vende tjera publike ku shërbehen ushqime të gatuara; në bordin e anijeve, në trena të udhëtarëve, në shtëpi private etj. Ata kryejnë matje e peshime të produkteve të planifikuara për gatim, si dhe kontrollojnë faturat e pagesave për blerjet dhe shitjet e bëra, evidencat e ndryshme apo bilancin e hyrje-daljeve në njësinë e shërbimit. Ata mund të punësohen në hotele, restorante, spitale dhe vende tjera publike ku shërbehen ushqime të gatuara apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Veshin uniformën e punës dhe kryejnë higjienën personale (larja e duarve etj.);
- Përgatitin vendin e punës;
- Përgatitin mjetet e nevojshme të punës në kuzhinë;
- Planifikojnë ushqimet që do të gatuhen;
- Kontrollojnë asortimentet dhe bëjnë inventarin e tyre;
- Hartojnë listën dhe kryejnë furnizimin ditor;
- Bëjnë kontrollin organo-leptik të lëndës së parë që do të përdoret për gatim;
- Lajnë dhe pastrojnë produktet e planifikuara për gatim;
- Përgatitin lëndët bazë të menusë ditore;
- Kontrollojnë cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
- Kryejnë matjen e peshimin e produkteve të planifikuara për gatim;
- Bëjnë përgatitjen e salcave bazë për ditën e punës;
- Përgatitin sallatat, supat dhe antipastat sipas porosisë së klientit;
- Bëjnë zierjet dhe pjekjet sipas kërkesave teknike të gatimit të produkteve, ushqimeve apo kërkesave të klientit;
- Organizojnë punën në kuzhinë;
- Koordinojnë proceset e punës të ndihmësve në kuzhinë;
- Përgatitin produkte dhe artikuj ushqimor të ndryshëm sipas porosisë;
- Përgatitin përbërësit bazë të ushqimeve që do të gatuaj sipas recetave apo sipas gjykimit personal;
- Përgatitin pjatat për servirje me estetikën dhe garniturën e duhur;
- Mbikëqyrin pastrimin e kuzhinës, të pajisjeve të kuzhinës, të ambientit të shërbimit, etj. për të siguruar higjiene dhe ushqim të sigurt;
- Kryejnë trajtime të duhura sanitare të produkteve ushqimore apo pajisjeve sipas kërkesave teknike;
- Kryejnë përgatitjen e ushqimeve për shërbim, shitje etj;
- Përgatitin dhe përzgjedhin produkte ushqimore për shërbime katering, etj.
- Kryejnë paketimin e ushqimeve sipas porosive;
- Bëjnë ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushte teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
- Kontrollojnë faturat e pagesave për shitjet e bëra, evidencat e ndryshme;
- Bëjnë bilancin e hyrje-daljeve në njësinë e shërbimit;
- Koordinojnë punën me kolegët për shërbim në kohë dhe me cilësi të klientit;
- Zbatojnë rregulloret e njësisë së shërbimit dhe urdhrat e ditës;
- Kontrollojnë vendin e punës, funksionimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera;
- Përgatitin grafikun javor të punës;
- Planifikojnë ushqimet që do të gatuhen;
- Përgatitin menytë ditore;
- Kontrollojnë furnizimet me asortimentet e duhura;
- Mbikëqyrin ndjekjen e proceseve të punës të kuzhinierëve dhe ndihmësve në kuzhinë;
- Llogaritin koston e ushqimeve të gatuara;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë në kuzhinë;
- Kontrollojnë pastrimin e vendit të punës, mjeteve dhe pajisjeve të kuzhinës;
- Kontrollojnë zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Bëjnë preventivin për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë pune paraprake në këtë fushë.
- Të jetë i/e aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë aftësi komunikuese.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës në kuzhinë. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin ndihmës kuzhinier dhe kuzhinierit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një kuzhinier mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në kuzhinier i tretë, i dytë, kuzhinier i parë dhe shefit të kuzhinës. Me ndjekjen e një shkolle të lartë si dhe diplomimin e tij në Hoteleri-Turizëm arrin në nivelin e manaxherit të pijeve dhe ushqimit dhe manaxher turizmi.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

