511Shoqërues të udhëtimit dhe të tjerë që lidhen me to
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Shoqëruesit e udhëtimit dhe të tjerët që lidhen me ta drejtojnë, udhëzojnë dhe kryejnë shërbime të ndryshme vetiakë në lidhje me udhëtimin me avion, tren, anije, autobus, apo automjet tjetër si edhe shoqërojnë njerëz të veçantë dhe grupe të njerëzve në turne udhëtimi, në vizita dhe ekskursione. Ata i shoqërojnë vizitorët në muze, në galeri të arteve,h apo në vende historikë duke u shpjeguar atyre historitë dhe ngjarjet që lidhen me to. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve të udhëtimit, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Sigurojnë rehatinë dhe sigurinë e udhëtarëve,
- Shërbejnë ushqim dhe pije freskuese,
- Ofrojnë informacionin e duhur duke iu përgjigjur interesimit të klientëve në lidhje me udhëtimin,
- Drejtojnë mjete të transportit gjatë udhëtimeve të ndryshëm sipas itinerareve të caktuar,
- Shoqërojnë njerëz të veçantë dhe grupe të njerëzve në turne, apo ekskursione duke iu përgjigjur interesit të tyre,
- Shoqërojnë njerëz të veçantë dhe grupe të njerëzve në galeri të arteve, në muze, etj. duke kryer edhe detyrat e një ciceroni,
- Marrin ose japin bileta në transportin publik sipas rregullave të paracaktuara,
- Kryejnë llogaritje të thjeshta për shitjet dhe blerjet e bëra,
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme,
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë,
- Zbatojnë rregullat e sigurisë teknike dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet që të kenë përfunduar arsimin e mesëm,
- Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.

