513Kamarierë dhe banakierë

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Kamerierët dhe banakierët shërbejnë ushqim dhe pije në ndërmarrje të ndryshme tregtare, në hotele, bare, restorante, në institucione të tjera si dhe në bordet e anijeve si dhe në trena pasagjerësh. Ata përgatisin dhe shërbejnë ushqime dhe pije të ngrohta ose të ftohta, si dhe produkte të tjera të banakut si dhe hartojnë faturën dhe kryejnë marrjen e pagesës për shërbimet e kryera. Kamerierët dhe banakierët mund të punësohen në kompani shërbimesh tregtare, në hotele, në bare, restorantet, si dhe në institucione të tjera apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Veshin uniformën dhe parapërgatiten për punë;
  • Parapërgatitin tavolinat duke shtruar mbulesat, set pjatash, lugësh, pirunësh, thikash dhe elemente të tjerë zbukurues;
  • Komunikojnë me kuzhinën dhe barin për produktet që do të shërbehen;
  • Presin, përshëndesin dhe i urojnë mirëseardhjen klientit;
  • Prezantojnë, paraqesin menytë e ushqimeve dhe pijeve;
  • Japin informacion shtesë në se është e nevojshme për produktet ushqimore të gatuara apo pijet që mund të shërbehen;
  • Shërbejnë pijet e kërkuara duke i lënë kohën e duhur klientit për të parë menytë;
  • Japin porosinë e marrë nga klienti personelit të kuzhinës apo të barit, me faturat përkatëse;
  • Shërbejnë ushqimet dhe pijet;
  • Shërbejnë me pije të ngrohta/ftohta, pije alkoolike dhe joalkoolike në bare;
  • Komunikojnë me kolegët për të siguruar shërbimin në kohë dhe me cilësi;
  • Pastrojnë tavolinën dhe kthejnë enët dhe pajisjet në kuzhinë apo në banak;
  • Hartojnë faturën dhe kryejnë marrjen e pagesës duke ja paraqitur atë klientit;
  • Pastrojnë dhe rregullojnë tavolinën dhe e lënë atë në gjendje të gatshme;
  • Kontrollojnë faturat e pagesave të bëra dhe bëjnë dorëzimin në arkë;
  • Bëjnë rakordimin e faturave me kuzhinën apo banakun.

Banakieri

  • Pastrojnë dhe përgatisin vendin e punës;
  • Kontrollojnë dhe përgatisin mjetet e punës;
  • Vënë në punë aparatet e duhura që do të përdoren gjatë kohës së punës (ekspres etj.);
  • Bëjnë inventarizimin e mallit;
  • Kryejnë kontrolle për cilësinë e produkteve të nxjerra, skadencën e tyre;
  • Hartojnë kërkesën për furnizimet e duhura;
  • Bëjnë furnizimet e duhura me fletë shoqërimi dhe fatura përkatëse;
  • Parapërgatitin asortimentet e duhura për produktet që do të shërbejnë gjatë ditës;
  • Përgatitin pijet e ngrohta sipas recetave të kërkuara (kafe, çaj, kakao etj.);
  • Përziejnë përbërësit për të përgatitur kokteje të ndryshme sipas kërkesave të klientit;
  • Bëjnë matje dhe peshime të ndryshme me masat përkatëse;
  • Bëjnë ruajtjen e pijeve dhe produkte të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike (freski) të kërkuara;
  • Përgatitin dhe shërbejnë pije alkoolike dhe jo alkoolike në banak;
  • Shtrydhin frutat dhe përgatitin lëngje frutash sipas porosisë së marrë nga kamerieri apo klienti;
  • Shërbejnë ushqime apo produkte të tjera ushqimore për klientët në banak;
  • Lajnë dhe pastrojnë gotat, filxhanët dhe mjetet e tjera të punës të përdorura;
  • Pastrojnë pajisjet e punës dhe i lënë ato në gatishmëri për punë;
  • Kontrollojnë faturat e pagesave për shitjet e bëra, evidencat e ndryshme;
  • Bëjnë bilancin e hyrje-daljeve në njësinë e shërbimit;
  • Koordinojnë punën me kolegët për shërbim në kohë dhe me cilësi të klientit;
  • Komunikojnë me kolegët dhe klientin;
  • Zbatojnë rregulloret e njësisë së shërbimit dhe urdhrat e ditës;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të njohë gjuhë të huaja.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës kamarier apo ndihmës banakier. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin kamarier dhe banakier. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një kamarier dhe banakier mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në kryekamerier, drejtues në hotele dhe restorante. Me ndjekjen e një shkolle të lartë si dhe diplomimin e tij në fushën e Mikpritjes dhe Turizmit arrin në nivelin e manaxherit të pijeve dhe ushqimit.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye