515Mbikëqyrës ndërtesash dhe shërbimi pastrimi në shtëpi dhe njësi të tjera

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Mbikëqyrës ndërtesash dhe të shërbimit të pastrimit në shtëpi dhe njësi të tjerambikëqyrin dhe kryejnë funksionet e mirëmbajtjes në ndërmarrje tregtare, institucione ose shtëpi private. Ata përzgjedhin, rekomandojnë promovime, transferime ose shkarkime të personelit si dhe Mbikëqyrin e inspektojnë shërbimet e pastrimit apo kujdesit në ndërmarrje të ndryshme, në konvikte, hotel e restorant, në fabrikë, në zyra, në shtëpi private, në mjetet e transportit etj. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh pastrimi apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Caktojnë detyrat e personelit për pastrim në hotel e restorant, në fabrikë, në zyra, në shërbimet në shtëpi, në mjetet e transportit etj;
  • Mbikëqyrin pastrimin e ambienteve në hotel e restorant, në fabrikë, në zyra, në shtëpi, në mjetet e transportit etj;
  • Inspektojnë gjendjen e ndërtesave për mirëmbajtjen e tyre;
  • Kryejnë furnizime dhe inventarët e duhur për të siguruar vijimësinë e aktivitetit;
  • Përzgjedhin dhe punësojnë personelin me përvojën dhe trajnimin e duhur;
  • Rekomandojnë promovime, transferime ose shkarkime të personelit;
  • Kryejnë shërbime të tjera në hotele, në konvikt, në ndërmarrje industriale, zyra dhe njësi të tjera si kujdestar, sportelit, stjuardes, etj;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Të jetë i/e aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye