514Parukierë, kozmetologë dhe të tjerë që lidhen me to
Grup i vogël · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Parukierët, kozmetologët dhe të tjerë që lidhen me to kryejnë larje, prerje, krehje dhe stilim të flokëve, rruajtje dhe shkurtim të mjekrës. Ata kryejnë trajtime bukurie dhe aplikojnë trajtime kozmetike dhe make-up me qëllim përmirësimin e pamjes së tyre, si dhe trajtim të gishtave dhe lustrim të thonjve apo trajtime të shputës së këmbës. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh parukerie, estetike, funerale etj, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Diskutojnë me klientin për kërkesat e tyre;
- Bëjnë ekzaminimin e gjendjes ku klienti kërkon ndërhyrjen (flokë, thonj, fytyrë etj.);
- Kryejnë larjen e flokëve duke përdorur solucionet e duhura sipas llojit të flokut;
- Kryejnë prerje të flokëve sipas kërkesës së klientit;
- Kryejnë krehje dhe modelim të flokëve sipas kërkesës së klientit;
- Kryejnë rruajtje, zvogëlim dhe zbukurim të mjekrës;
- Bëjnë trajtime estetike të lëkurës;
- Kryejnë aplikime kozmetike mbi lëkurë;
- Formësojnë dhe lustrojnë gishtat dhe thonjtë;
- Kryejnë trajtime të shputës së këmbës së njeriut;
- Kryejnë trajtime kozmetike dhe balsamimi në shërbimet funerale apo trajtime të tjera;
- Kryejnë llogaritje të thjeshta për shitjet dhe blerjet e bëra;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
- Përfundimi i kurseve apo shkollave profesionale përbën avantazh.
- Të jetë i/e aftë fizikisht dhe mendërisht.

