331Asistentë, specialistë të financës dhe përllogaritjeve matematikore
Grup i vogël · 5 Nëngrupe
Përshkrimi
Asistentët, specialistët e financës dhe përllogaritjeve kryejnë llogaritje matematikore, statistikore të sigurimeve, të kontabilitetit apo llogaritje të tjera të lidhurave me to, si dhe regjistrojnë të gjithë transaksionet financiare të një organizate në bazë të parimeve të përgjithshme të kontabilitetit, nën mbikëqyrjen e kontabilistëve apo profesionistëve të tjerë. Ata analizojnë aplikimet për kredi dhe miratojnë ose refuzojnë aplikimet brenda kufijve të autorizuar, duke siguruar që standardet e kreditimit të institucionit janë respektuar, si dhe kryejnë llogaritjet të ngjashme për vlerësime të pronës, të shërbimeve apo humbjeve, të dëmeve nga aksidentet të mbuluara nga policat e sigurimeve, etj.. Ata rekomandojnë transaksione për klientët apo për investitorë individuale, manaxherë të fondeve të pensioneve, bankat, kompanitë e sigurimit dhe institucione të tjera. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve financiare, banka , kompani sigurimesh, organizata biznesi të ndryshme ose të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë llogaritjet matematikore, statistikore dhe të tjera ngjashme me to;
- Kryejnë regjistrimin dhe transmetimin e urdhrave për të blerë dhe shitur letrat me vlerë, aksione, obligacione ose instrumente të tjera financiare;
- Analizojnë tendencat e tregut dhe këshillojnë vendimmarrësit për të blerë dhe shitur instrumente financiare, valuta të huaja, artikuj të përdorimit të gjerë, pasuri të patundshmeetj.;
- Analizojnë informacionin e aplikimit të kredisë duke verifikuar garancitë e ofruara;
- Japin rekomandime për miratimin ose refuzimin e aplikimeve, brenda kufijve të autorizuar, duke siguruar që standardet e kreditimit të institucionit janë respektuar;
- Kërkojnë dhe kthejnë përgjigje, si dhe të japin informacion mbi produktet bankare, politikat dhe shërbime të tjera;
- Regjistrojnë të gjithë transaksionet financiare të një organizate në bazë të parimeve të përgjithshme të kontabilitetit, nën mbikëqyrjen e kontabilistëve;
- Ndihmojnë në planifikimin dhe kryerjen e përllogaritjeve matematikore, statistikore, të sigurimeve, të kontabilitetit apo llogaritje të tjera të lidhurave to;
- Përdorin paketa standarde kompjuterike dhe softëare për të kryer llogaritjet matematikore kontabiliteti, aktuariale, statistikore, të riskut dhe të tjera të lidhura me to;
- Përpunojnë në formë grafike ose tabelare rezultatet e të dhënave statistikore, matematikore, aktuariale, të kontabilitetit…. dhe e tjera;
- Kryejnë vlerësime të artikujve të ndryshme, të pronës, të shërbimeve, të humbjeve, të dëmeve nga aksidentet apo pasurie tjetër për shitje në ankand.... etj.;
- Rekomandojnë transaksione për klientët apo për investitorë individuale, manaxherë të fondeve të pensioneve, bankat, kompanitë e sigurimit dhe institucione të tjera;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Marrin udhëzime nga profesionistë;
- Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor si kontrata, raporte vlerësimi, fatura, memo/njoftime, shënime dhe të tjera në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Mbikëqyrin të tjerë;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome bachelor, dhe për pozicione të caktuara kualifikime të nevojshme konform kuadrit ligjor në fuqi;
- Të jetë i aftë mendërisht.

