3311Komisionerë dhe ndërmjetës financiar dhe sigurimesh
Grup njësi · 14 profesione
Përshkrimi
Komisioneri/ja dhe ndërmjetësi/ja financiar/e dhe i sigurimeve negocion, këshillon, ndërmjetëson, blen dhe shet letra me vlerë, aksione, obligacione dhe instrumente të tjera financiare në tregjet vendase ose të huaja apo kryen transaksione të tjera ndërmjetësimi me konsumatorët në bazë të një komisioni, në emër të shoqërisë së brokerimit. Rekomandon transaksionet për klientët apo për investitorë individuale, manaxherë të fondeve të pensioneve, bankat, kompanitë e sigurimit dhe institucione të tjera. Mund të punësohet në kompani të shërbimeve financiare, në kompani të investimeve, firma brokerimi, kompani sigurimesh, aksionesh, shkëmbimi të mallrave apo aksioneve, institucione të tjera në industrinë e letrave me vlerë apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Marrin informacion në lidhje me rrethanat financiare të konsumatorëve dhe kompanive në të cilat mund të bëhen investime;
- Ndjekin tendencat e tregut për letrat me vlerë, bonot, aksione dhe instrumente të tjera financiare, duke përfshirë të valutën e huaj;
- Vlerësojnë informacionin financiar të marrë në kanale të ndryshme të informacionit;
- Përdorin vlerësimin e instrumenteve të caktuara financiare për transaksionet që do të kryejnë;
- Informojnë konsumatorët për kushtet e tregut dhe perspektivat e ardhshme;
- Ofrojnë këshilla dhe informacion mbi investimet e ndryshme për vendimmarrësit apo klientët, për kohën, procedurat etj. mënyrën e transaksioneve që duhen kryer;
- Marrin pjesë në negocimin e termave të referencës për organizimin dhe vendosjen e aksioneve dhe obligacioneve në tregun financiar për të rritur kapitalin e kompanisë;
- Kryejnë regjistrimin e transaksioneve të kryera (blerë apo shitur), urdhrave për letrat me vlerë, aksioneve, obligacioneve ose instrumenteve të tjera financiare;
- Kryejnë transmetimin e urdhrave për transaksionet e kryera (blerë apo shitur) për letrat me vlerë, aksione, obligacione ose instrumente të tjera financiare dhe për shkëmbime ndërkombëtare apo shpërndarjen e menjëhershme;
- Monitorojnë portofolat e investimeve të klientëve për të siguruar që investimet dhe transaksionet kryhen sipas rregullave të industrisë financiare;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Marrin udhëzime nga profesionistë të fushës;
- Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor si kontrata, raporte vlerësimi, fatura, memo/njoftime, shënime dhe të tjera në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Mbikëqyrin të tjerët;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikime të tjera konform kuadrit ligjor në fuqi;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin nëpunësit të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një komisioner dhe ndërmjetës financiar dhe sigurimesh mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialisti. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e ekonomistit, financierit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: agjent bursash, agjent shitjeje, komisioner aksionesh, komisioner bursash, komisioner pasurie, komisioner sigurimesh, shitës titujsh etj.
Profesionet në këtë grup
- Komisioner pasurie
- Komisioner shkëmbimesh ndërkombëtare
- Komisioner sigurimesh
- Nënshkrues titujsh
- Agjent emetues titujsh
- Këshilltar investimesh
- Agjent i kuotave të fondeve të pensioneve
- Agjent i kuotave të fondeve të investimit
- Agjent i brokerit
- Komisioner burse/Broker
- Ndërmjetës i këmbimit valutor
- Ndërmjetës i letrave me vlerë
- Ndërmjetës i stoqeve dhe aksioneve
- Tregtar i këmbimit valutor

