3315Specialistë për vlerësim të objekteve dhe vlerësues të humbjeve

Grup njësi · 16 profesione

Përshkrimi

Specialistët për vlerësim të objekteve dhe vlerësues të humbjeve kryejnë inspektim fizik të pronës për të vlerësuar gjendjen, madhësinë, ndërtimin, shkallën e dëmtimit, vlerësimin e nivelit të dëmtimeve apo humbjeve dhe përgjegjësitë e kompanive të sigurimit për humbjet e mbuluara nga polica e sigurimit. Ai/ajo përcakton cilësinë dhe vlerën e lëndës së parë, pasurive të patundshme, pajisjeve industriale, punimeve artistike apo objektet tjera të ofruara për shitje, blerje, sigurim në shoqëritë e sigurimeve, barrë hipotekore, etj., si dhe konsulton avokatë, mjekë apo individë tjera për të diskutuar rreth kërkesave për vlerësim. Përgatit draft-raporte vlerësimi, duke zbatuar legjislacionet përkatëse, udhëzimet specifike, metodologji dhe standardet profesionale të përpiluara për të siguruar vlerësime të sakta nën mbikëqyrjen e vlerësuesit të licencuar. Mund të punësohet në kompani të shërbimeve të vlerësimit, kompani sigurimesh, banka, ankande apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Bëjnë regjistrimin e kërkesës për dëmshpërblim nga pala e dëmtuar dhe hapin dosjen përkatëse të dëmit;
  • Instruktojnë kërkuesin e dëmit për dokumentet e nevojshme për plotësimin e dosjes së dëmit, si dhe çdo informacion tjetër që ka lidhje me trajtimin e dëmit;
  • Shqyrtojnë kërkesat për vlerësim mbështetur në dokumentet e paraqitura;
  • Kontrollojnë saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumenteve;
  • Kryejnë inspektim fizik të pronës për të vlerësuar gjendjen, madhësinë, ndërtimin shkallën e dëmtimit;
  • Konsultohen me avokatë, mjekë, psikologë, dëshmitarë të aksidentit apo individë tjera për të diskutuar rreth kërkesave të dëmshpërblimit;
  • Kryejnë vlerësimin e nivelit të dëmtimeve apo humbjeve dhe përgjegjësitë e kompanive të sigurimit për humbjet e mbuluara nga polica e sigurimit;
  • Përllogaritin shpenzimet e dëmit të mbuluara nga policia e sigurimit nën mbikëqyrjen e një vlerësuesit të licencuar;
  • Raportojnë në institucionet apo personat përgjegjës të dëmeve sipas rregullave të përcaktuara;
  • Njoftojnë me shkrim palën e dëmtuar në rastin e refuzimit të kërkesës për dëmshpërblim, si dhe shkaqet ligjore që çojnë në këtë refuzim;
  • Asistojnë në përcaktimin e cilësisë dhe vlerës së lëndës së parë, pasurive të patundshme, pajisjeve industriale, punimeve artistike apo objektet tjera të ofruara për shitje, blerje, sigurim në shoqëritë e sigurimeve, barrë hipotekore bazuar në kostot e zëvendësimit, shitjet e pronave të krahasueshme apo në kapacitetin e pronës për të prodhuar të ardhura;
  • Asistojnë në përllogaritjen dhe vlerësimin e pronave të ndryshme të vendosur në ankand (prona të patundshme, automjete, artikuj të përdorimit të gjerë, blegtori, vepra arti, argjendari dhe objekte tjera;
  • Sigurojnë të dhënat dhe informacione të tjera të vlefshme mbi vlerën e shitjes së objekteve të ngjashme apo pronës;
  • Përgatitin draft-raporte vlerësimi, duke zbatuar legjislacionet përkatëse, faktorët dhe metodat e duhura të vlerësimit dhe ia paraqet ato vlerësuesit të licencuar;
  • Negociojnë me palët për zgjidhjen e kërkesave apo mosmarrëveshjeve;
  • Zbatojnë udhëzimet specifike, metodologjitë e duhura dhe standardet profesionale të përpiluara për të siguruar vlerësime të sakta;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Marrin udhëzime nga profesionistë;
  • Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor si kontrata, raporte vlerësimi, fatura, memo/njoftime, shënime dhe të tjera në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikime konform kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin nëpunësit të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një specialist për vlerësim të objekteve dhe vlerësues të humbjeve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel vlerësuesit të licencuar dhe sipërmarrës kompanie vlerësimi. Të diplomuarit në fushat e inxhinierisë, ekonomikut, mjekësisë, etj. ....mund të ushtrojnë profesionin e vlerësuesit.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, si dhe licenca e vlerësuesit të pasurisë apo e vlerësuesit në sigurime, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: .asistent ankandesh, ekspert vlerësimi i mosmarrëveshjeve, ekspert vlerësimi për dëmet në shoqëritë e sigurimeve, ekspert vlerësimi për sigurimet, ekspert vlerësimi të humbjeve, vlerësues pasurie

Profesionet në këtë grup

  • Inspektor i vlerësimit të kërkesave
  • Asistent ankandesh
  • Ekspert vlerësimi i mosmarrëveshjeve
  • Ekspert vlerësimi të humbjeve
  • Inspektor për mosmarrëveshjet
  • Inspektor për mosmarrëveshjet/sigurimet
  • Specialist të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve (pretendimeve) të palëve
  • Specialist të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve (pretendimeve) të palëve për sigurimet
  • Vlerësues
  • Vlerësues në sigurime për dëmet shëndetësore
  • Vlerësues në sigurime për dëme materiale (motorike dhe të pronës)
  • Vlerësues i pasurive të patundshme
  • Vlerësues dëmesh në sigurime
  • Vlerësues i kërkesat
  • Vlerësues sendesh me vlerë
  • Specialist i marrjes në sigurim

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye