3312Nëpunës të kredive dhe debive

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi i kredive dhe debive siguron dokumentacionin e kërkuar, verifikon garancitë hipotekore, analizon dhe vlerëson informacionin mbi aplikimet për kredi dhe hua dhe rekomandon miratimin ose refuzimin e kërkesës. Ai zbaton të gjitha procedurat ligjore, udhëzimeve dhe rregulloreve të ndryshme, për miratimin ose refuzimin e kërkesës për kredi, brenda kufijve të autorizuar, duke u siguruar që standardet e kreditimit të institucion janë respektuar, si dhe informon klientët për vendimin e miratimit ose refuzimit të kredisë. Ai bashkëpunon me departamente të tjera, plotëson dokumentacionin e duhur dhe harton raporte në gjuhë të huaj apo në shqip. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve bankare, institucione të tjera financiare apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë marketingun e produkteve financiare të institucionit;
  • Sigurojnë informacion në lidhje me kreditë dhe shërbimet tek klientët;
  • Intervistojnë klientët dhe vlerësojnë përshtatshmëritë e përgjithshme të tyre për aplikimin për kredi personale, hipotekore, studenti, kredi biznesi etj.;
  • Hulumtojnë dhe vlerësojnë statusin financiar të aplikantit të kredisë, referenca për kredinë dhe aftësinë për shlyerjen e saj;
  • Kryejnë vizita në aktivitetet e klientëve, si dhe investigime të tjera nëse është e nevojshme;
  • Diskutojnë me klientët struktura të ndryshme kredie sipas fuqisë paguese, duke u bazuar në analizën financiare të klientit;
  • Mbledhin dokumentacionin e kërkuar nga klienti, si dhe verifikojnë garancitë (kolateralin) e klientit;
  • Përpunojnë informacionin për klientin;
  • Informojnë klientët për vendimin e miratimit ose refuzimit të kredive;
  • Zbatojnë të gjitha procedurat ligjore, udhëzimeve dhe rregulloreve të ndryshme, për miratimin ose refuzimin e kërkesës për kredi, brenda kufijve të autorizuar, duke u siguruar që standardet e kreditimit të institucion janë respektuar;
  • Plotësojnë dokumentacionin e kredisë dhe mbajnë regjistrime të pagesave apo dokumentacione të tjera të kërkuara;
  • Përgatitin letra rutinë kërkuese, pagese për llogari të prapambetura dhe i dërgojnë ato për veprime të tjera ligjore;
  • Bashkëpunojnë me departamentin juridik apo departamente të tjera për problematika të ndryshme të klientëve;
  • Informohen me ndryshimet apo lëvizjet që ndodhin në tregun financiar;
  • Marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e produkteve të reja, procedurave për kredidhënie;
  • Monitorojnë klientët ekzistues, si dhe tërheqin klientë të rinj;
  • Kujdesen që klientët të jenë të informuar për shërbimet që ofron banka dhe japin alternativat më të mira për klient;
  • Hartojnë raporte në shqip dhe në anglisht;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Marrin udhëzime nga profesionistë;
  • Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor si kontrata, raporte vlerësimi, fatura, memo/njoftime, shënime dhe të tjera në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikime të nevojshme konform kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si arkëtar. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në specialist shitjesh te kredive apo analiste i kredive. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës i kredive dhe debive mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel shef kreditimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e Drejtor departamenti te kredive.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: .nëpunës banke për debitë dhe kreditë, institucione financiare, fonde investime, apo organizata te tjera me qëllim fitimi.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Nëpunës për debitë
  • Nëpunës për kreditë
  • Nëpunës informacioni për barrën hipotekore
  • Oficer kredie

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye