324Asistentë dhe teknikë veteriner

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Asistent dhe teknik veteriner kryen një sërë detyrash këshilluese, diagnostikuese dhe parandaluese, të cilat janë të limituara në qëllim dhe kompleksitet nga ato të veterinerëve. Ai/ajo kujdeset për kafshët duke i trajtuar në mënyrë të përkohshme në mjediset e klinikave veterinere dhe duke ndihmuar dhe asistuar veterinerët në operacione dhe procedura të tjera. Ai mund të punësohet në spital të kafshëve, klinika veterinare ose organizata të tjera në mbrojte të të drejtave dhe shëndetit të kafshëve.

Detyrat kryesore

  • Këshillojnë komunitetin dhe individët mbi trajtimin e kafshëve dhe të sëmundjeve e dëmtimeve të tyre;
  • Kryejnë vizita të kafshëve që paraqiten në klinikë/spital duke i vizituar për të diagnostikuar sëmundjet;
  • Drejtojnë rastet e vështira tek veterineri, sipas nevojës;
  • Asistojnë veterinerin në kryerjen e operacioneve të ndryshme;
  • Zbatojnë planin e trajtimit të kafshëve të përcaktuar nga veterineri;
  • Mirëmbajnë dhe sterilizojnë mjetet e ekzaminimit dhe të trajtimit të kafshëve;
  • Përgatitin dhe mbajnë kafshët e ardhura në klinikë/spital për trajtimin apo vizitën që do të kryejnë;
  • Ekzekutojnë vaksinat tek kafshët sipas skemës veterinare të vaksinave;
  • Bëjnë pastrimin e gurëzave të dhëmbëve të kafshëve dhe ndihmojnë veterinerin për procedura të tjera të dhëmbëve të kafshëve;
  • Bëjnë grafi dhe analiza të tjera laboratorike me qëllim testimin e parametrave të shëndetit të kafshëve për t’u trajtuar;
  • Kryejnë detyra dhe procedura të tjera teknike për farëzimin artificial të kafshëve;
  • Ndihmojnë veterinerin gjatë procedurës së injektimit të anestezisë dhe oksigjenit gjatë trajtimit;
  • Sistemojnë dhe vendosin kafshët e trajtuara në kafaze apo vende të tjera të pushimit dhe mbikëqyrin gjendjen e tyre shëndetësore në mënyrë të vazhdueshme;
  • Zbatojnë kodin e etikës së institucionit/klinikës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma nga një shkollë e mesme profesionale veterinarie;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Informacion shtesë

  • Për të avancuar në karrierë, teknikët veterinerë mund të vazhdojnë studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës ose në universitete jashtë vendit në degën e Veterinarisë.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye