323Mjekë popullorë /Profesionistët të mjekësisë tradicionale dhe të lidhur me to

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Mjekët popullorë parandalojnë, kujdesen dhe trajtojnë sëmundje mendore, çrregullime dhe dëmtime duke përdorur terapi bimore të bazuara mbi teori, besime dhe eksperienca që janë trashëguar nga kultura. Ata bëjnë trajtime duke përdorur teknika dhe barna tradicionale në mënyrë të pavarur por në disa raste mund të ndjekin edhe terapi të caktuara nga mjekësia tradicionale ose ndonjë mjek tjetër. Ata mund të punësohen në klinika private që ofrojnë trajtime tradicionale ose të vetëpunësohen në klinikën e tyre.

Detyrat kryesore

  • Ekzaminojnë dhe pyesin pacientët për statusin e shëndetit të tyre dhe familjes së tyre;
  • Japin kujdes dhe rekomandojnë trajtime të veçanta për sëmundje ose shqetësime të tjera duke përdorur mënyra dhe barna tradicionale, të tilla si manipulimet dhe ushtrimet fizike, analiza gjaku duke përdorur pajisje natyrale dhe përgatesa nga bimë dhe ekstrakte kafshësh ose insektesh;
  • Organizojnë trajtimin duke përgatitur pajisjet dhe mjetet sipas llojit të trajtimit në përputhje me planin terapeutik të rekomanduar për llojin e sëmundjes apo shqetësimit;
  • Kujdesen dhe trajtojnë gjymtyrët e dëmtuar apo të zhvendosur duke përdorur metoda tradicionale që manipulojnë gjymtyrët dhe terapi me barna bimore;
  • Këshillojnë individët, familjet dhe komunitetin për shëndetin, të ushqyerit, higjienën, stilin e jetesës dhe çështje të tjera për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme;
  • Rekomandojnë dhe referojnë pacientët tek mjekë apo profesionistë të tjerë mjekësorë me qëllim vazhdimësinë dhe plotësimin e trajtimit kur është e nevojshme;
  • Zbatojnë normat dhe rregullat e etikës njerëzore dhe mjekësore;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht një profesion i tillë trashëgohet në familje ose duke e ushtruar në praktikë pranë një profesionisti;
  • Ushtrimi i profesionit në këtë grup bëhet konform kuadrit ligjor në fuqi.
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye