322Profesionistë të infermierisë dhe mami

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Profesionistët e infermierisë dhe mamitë sigurojnë kujdes shëndetësor dhe këshillim për pacientët që janë të sëmurë fizikë ose mendorë, të gjymtuar ose të pamundur, si edhe për ata që kanë nevojë për kujdes si pasojë e rreziqeve të shëndetit duke përfshirë këtu edhe periudhën përpara dhe mbrapa lindjes së fëmijës. Zakonisht, ata punojnë nën mbikëqyrjen e mjekëve, kryeinfermierëve, kryemamive dhe profesionistëve të tjerë të mjekësisë, si edhe mbështesin zbatimin e planit të kujdesit të shëndetit, trajtimet dhe terapitë e dhëna nga mjekët përkatës. Ata mund të punësohet në spital shtetëror ose privat, poliklinika specialitetesh, si edhe në qendra shëndetësore, konsultore fëmijësh.

Detyrat kryesore

  • Sigurojnë kujdes personal dhe mjekësor për pacientët;
  • Këshillojnë dhe informojnë paraprakisht pacientët;
  • Plotësojnë dosjen e kujdesit me saktësi, si dhe dokumentacionit tjetër të kujdesjeve infermierore;
  • Zbatojnë terapinë e dhënë nga mjeku për secilin pacient;
  • Pastrojnë plagët dhe zbatojnë produktet mjekësore të përshkruara nga mjeku;
  • Japin ndihmën psikologjike tek pacienti, duke e ndihmuar në aspektin biologjik, psikik dhe social për sëmundjen e tij dhe për kujdesjet infermierore që do të ndërmerren ndaj pacientit;
  • Mbajnë nën vëzhgim pacientin gjatë gjithë kohës;
  • Monitorojnë procesin e paralindjes së nënës, kohën e dhimbjeve, kohën kur duhet të fillojë procesi i lindjes;
  • Japin ndihmën e parë në raste komplikacionesh deri në njoftimin e mjekut;
  • Asistojnë mjekun gjatë lindjes në rastet kur ka komplikacione ose në lindjet cezariane;
  • Kujdesen për shëndetin e nënës dhe fëmijës duke ndjekur parametrat shëndetësorë periodikisht;
  • Asistojnë dhe këshillojnë nënën në procesin e lidhjes me fëmijën, ushqimin me gji, pozicionimi, koha, etj.;
  • Kujdesen për higjienën e mjeteve të punës dhe ambientit;
  • Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma 3 vjeçare nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe leja e nevojshme për ushtrim profesioni;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye