252Specialistë të bazës së të dhënave dhe administratorë të sistemeve
Grup i vogël · 4 Nëngrupe
Përshkrimi
Specialistët e bazës së të dhënave dhe sistemeve dizajnojnë, zhvillojnë, kontrollojnë, ruajnë dhe mbështesin performancën optimale, sigurinë dhe infrastrukturën e sistemeve të teknologjisë së informacionit, rrjeteve të bazës së të dhënave, harduerë, softuerë dhe sistemeve operative.
Detyrat kryesore
- Dizajnojnë dhe zhvillojnë arkitekturën, strukturën, fjalorët dhe emërtimet e bazës së të dhënave për projektet e sistemeve të informacionit;
- Dizajnojnë, ndërtojnë, modifikojnë, integrojnë, zbatojnë dhe testojnë sistemet e manaxhimit të të dhënave;
- Zhvillojnë dhe zbatojnë planet e sigurisë, politikat, dokumentet dhe standardet e administrimit të të dhënave;
- Mirëmbajnë dhe administrojnë rrjetet kompjuterike dhe mjediset që lidhen me kompjuterët;
- Analizojnë, zhvillojnë, interpretojnë dhe vlerësojnë dizenjimin kompleks të sistemeve dhe specifikime të arkitekturës, modelet dhe diagramet e të dhënave në zhvillimin, konfigurimin dhe integrimin e sistemeve kompjuterike;
- Përgjigjen për defektet e ndryshme në sisteme dhe në rrjetet kompjuterike;
- Rikuperojnë të dhënat apo dokumentet e dëmtuara, kryejë operacione për ruajtjen e të dhënave;
- Rritin aftësitë e veta profesionale përmes kurseve offline dhe online;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Preferohet i arsim i lartë, mundësisht dega informatike për bazën e të dhënave dhe elektronike për rrjetet dhe sistemet kompjuterike, por dhe fakultetin e shkencave si degët matematike etj.;
- Kualifikime dhe rritje profesionale në sektorin e teknologjisë së informacionit si një sektor që përparon me shpejtësi;
- Aftësi analitike.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si teknik i proceseve TIK, si asistent sistemesh kompjuterike etj., duke pasur diplomë të shkollës së mesme. Më pas me arsim të lartë apo kualifikime të mëtejshme, apo dhe eksperiencës në punë, mund të marrë detyra më të kualifikuara si specialist të bazës së të dhënave dhe administratorë të sistemeve. Me zhvillimin e kurseve më të përparuara mund të bëhet dhe analist i sistemeve, programues etj. Falë eksperiencës dhe kualifikimeve mund të marrë dhe pozicione drejtuese të shërbimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

