2521Dizenjues dhe administrator i bazës së të dhënave
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Dizenjuesi dhe administratori i bazës së të dhënave dizajnon, zhvillon, kontrollon, mirëmban dhe mbështet performancën optimale dhe sigurinë e bazës së të dhënave. Ata kryejnë studime dhe japin këshilla për përzgjedhjen, aplikimin dhe implementimin e bazës së të dhënave.
Detyrat kryesore
- Dizajnojnëdhe zhvillojnë arkitekturën, strukturën, tabelat, fjalorët dhe emërtimet e bazës së të dhënave për projektet e sistemeve të informacionit;
- Dizajnojnë, ndërtojnë, modifikojnë, integrojnë, zbatojnë dhe testojnë sisteme të manaxhimit të bazës së të dhënave;
- Kryejnë studime dhe japin këshilla për përzgjedhjen, aplikimin dhe implementimin e bazës së të dhënave;
- Zhvillojnë dhe zbatojnë politika, dokumente, standard dhe modele të administrimit të të dhënave;
- Zhvillojnë politika dhe procedura përkatëse dhe përdorim të bazës së të dhënave dhe për ruajtjen dhe rikuperimin e të dhënave;
- Administrojnë bazën e të dhënave, i analizojnë dhe interpretojnë ato;
- Vlerësojnë specifikimet e arkitekturës së të dhënave dhe i modifikojnë ato;
- Mbikëqyrin punëtorë të tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Rritin aftësitë e veta profesionale në këtë sektor.
Kërkesat
- Arsim i lartë, preferohet Informatikë dhe degë të saj, por dhe elektronike, matematikë etj.;
- Kualifikime profesionale në këtë sektor;
- Aftësi analitike;
- Aftësi për të vepruar
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës specialist i bazës së të dhënave apo si ndihmës në degë të tjera të sektorit TIK dhe më pas me arsim të Lartë kryesisht informatike dhe me kualifikime mund të punësohet si dizenjues dhe administrator i bazës së të dhënave. Ai mund të punojë si analist apo arkitekt i bazës së të dhënave, si konsulent i teknologjisë së informacionit etj. Më kualifikime të ndryshme dhe eksperiencë mund të marrë dhe pozicione drejtuese në këtë sektor.
Profesionet në këtë grup
- Administrator baze të dhënash
- Arkitekt, baze të dhënash
- Administrator të dhënash
- Analist baza të dhënash

