2522Administratorë të sistemeve
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Administratorët e sistemeve, zhvillojnë, kontrollojnë, mirëmbajnë dhe mbështesin performancën optimale dhe sigurinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit. Kryejnë operacione për ruajtjen e të dhënave dhe rikuperimit të dëmeve në sistemet kompjuterike.
Detyrat kryesore
- Mirëmbajnë dhe administrojnë rrjetet e kompjuterave dhe mjediset e tjera që lidhen me to: harduerë, sistemet softuerë të kompjuterave, aplikacionet softuerë dhe gjithë konfigurimet e tjera;
- Rekomandojnë ndryshime për të përmirësuar sistemet dhe konfigurimet e rrjetit;
- Përcaktojnë kërkesat harduerë apo softuerë të lidhura me modifikimet në rrjet;
- Diagnostikojnë problemet harduerë dhe softuerë;
- Kryejnë operacione për ruajtjen e të dhënave (backups) dhe operacione të rikuperimit të dëmeve;
- Operojnë me sisteme qendrore për të monitoruar performancën e sistemeve apo rrjeteve kompjuterike dhe për të koordinuar aksesin dhe përdorimin në rrjetin kompjuterik;
- Mirëmbajnë sistemet e kompjuterëve dhe përgjigjen për problemet apo defektet që hasen;
- Testojnë dhe analizojnë programe dhe sisteme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
- Mbikëqyrin punëtorë të tjerë;
- Rritin aftësitë e tyre profesionale duke përditësuar njohuritë në këtë sektor;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Arsimi i larte Informatike/Elektronike/ Matematike etj.;
- Kualifikime profesionale;
- Aftësi për të vepruar.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë si teknik rrjeti kompjuterik, teknik sistemesh, operator rrjeti, teknik Website etj. Për këtë nuk nevojitet arsim i lartë, por thjesht arsim profesional. Më pas me kualifikime profesionale dhe arsim të lartë mund të punësohet si administrator i sistemeve. Një administrator i sistemeve mund të punësohet gjithashtu në shumë degë të shkencës TIK (teknologjia e Informacionit dhe komunikimit), si dizenjues të dhënash, apo specialist të rrjetit kompjuterik dhe sigurisë së informacionit etj. Më kualifikime dhe eksperiencë mund të marrë dhe pozicione drejtuese në sektorin TIK.
Profesionet në këtë grup
- Administrator i sistemeve kompjuterike
- Administrator sistemesh
- Administrator rrjeti

