2523Specialistë të rrjetit të kompjuterit

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Specialistët e rrjetit të kompjuterit studiojnë, analizojnë dhe rekomandojnë strategji për arkitekturën dhe zhvillimin e rrjeteve, zbatojnë, menaxhojnë, ruajnë dhe konfigurojnë rrjetet harduerë dhe softuerë dhe monitorojnë problemet e krijuara, si dhe optimizojnë performancën e tyre.

Detyrat kryesore

  • Analizojnë, zhvillojnë, interpretojnë dhe vlerësojnë dizenjimin kompleks të sistemeve dhe arkitekturën, modelin e diagramat dhe zhvillojnë, konfigurojnë dhe integrojnë sistemet kompjuterike;
  • Studiojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe monitorojnë infrastrukturën e rrjetit për të siguruar që rrjetet janë konfiguruar për të operuar me performancë optimale;
  • Kryejnë ose rekomandojnë përmirësime në operacionet e rrjetit, në harduerë apo softuerë të integruara, në sistemet e komunikimit dhe ato operative;
  • Ofrojnë aftësitë e tyre specialiste në mbështetjen dhe zgjidhjen e problemeve dhe emergjencave në rrjet;
  • Instalojnë, konfigurojnë, testojnë, mirëmbajnë dhe administrojnë rrjete të reja të avancuara si dhe aplikacione softuerë të bazës së të dhënave, servera dhe rrjete kompjuterike;
  • Përgatisin procedura e dokumente për inventarin e rrjetit;
  • Regjistrojnë diagnozat dhe zgjidhjet e defekteve në rrjet, përforcimet dhe modifikimet e rrjetit dhe gjithë instruksionet e mirëmbajtjes;
  • Monitorojnë trafikun në rrjet, aktivitetet, kapacitetet dhe përdorime të rrjetit, për të siguruar integritet të vazhdueshëm dhe performancë optimaletë tij;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale në këtë sektor.

Kërkesat

  • Preferohet arsimi i arsimi i lartë informatike/elektronike;
  • Kurse kualifikimi profesionale;
  • Aftësi për të vepruar.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si teknik të rrjetit kompjuterik dhe sistemeve ose si operator rrjeti, duke pasur vetëm një arsim të mesëm profesional. Më pas me kualifikimin dhe arsimin e lartë kryesisht në Informatike/ Elektronikë mund të punësohet si specialist të rrjetit të kompjuterit. Me kualifikime të tjera dhe avancim të njohurive mund të zërë dhe pozicione drejtuese dhe manaxheriale në sektorin TIK.

Profesionet në këtë grup

  • Specialist i rrjetit kompjuterik
  • Analist i rrjetit
  • Analist komunikimi kompjuterik

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye