2529Specialistë të tjerë të bazës së të dhënave dhe rrjetit
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Në grupin specialiste të tjerë të bazës së të dhënave hyjnë specialistët e sigurisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Ata zhvillojnë dhe analizojnë plane për të ruajtur dokumentet kompjuterike nga ndërhyrjet apo defektet në rrjet, monitorojnë viruset dhe vendosin se kur duhet të bëjnë përditësimin e mbrojtjes prej tyre.
Detyrat kryesore
- Zhvillojnë plane për të ruajtur dokumentet kompjuterike ndaj modifikimeve aksidentale apo të paautorizuara, nga shkatërrimi apo ekspozimi;
- Realizojnë nevojat emergjente të procesimit të të dhënave;
- Trajnojnë përdoruesit dhe i ndërgjegjësojnë ata për çështjet e sigurisë, për të garantuar dhe përmirësuar eficiencën e rrjetit dhe serverit;
- Flasin me përdoruesit dhe diskutojnë çështje të nevojave për aksesin e të dhënave në kompjuter, për shkeljet e sigurisë dhe ndryshimet e programimit;
- Monitorojnë raportet aktuale të viruseve në kompjuter për të përcaktuar se kur duhet bërë përditësimi i mbrojtjes nga ato;
- Modifikojnë dokumentet e sigurisë në kompjuter për të futur softuerë të rinj, për të korrigjuar gabimet ose për të ndryshuar statusin e ekseseve individuale;
- Monitorojnë përdorimin e dokumenteve me te dhëna dherregullojnë eksesin përruajtjen e informacionit në dokumentet kompjuterike;
- Kryejnë vlerësime të riskut dhe ekzekutojnë teste të sistemit të përpunimit të të dhënave për të siguruar funksionimin e aktiviteteve të përpunimit të të dhënave dhe masave të sigurisë;
- Kodifikojnë transmetimin e të dhënave dhe ‘ngrenë mure’ për të fshehur informacionin konfidencial gjatë transmetimit dhe të shmangin transferimet dixhitale të pasigurta;
- Kualifikohen dhe përditësojnë njohuritë me programet më të fundit të ruajtjes së të dhënave dhe dokumentet kompjuterike.
Kërkesat
- Preferohet arsim i lartë kryesisht në degët informatike, elektronikë, matematike etj.;
- Kualifikime profesionale, njohuri programesh;
- Aftësi për të vepruar.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës për ruajtjen dhe sigurimin e teknologjisë së informacionit. Me kualifikime dhe njohje të programeve të caktuara kompjuterike, apo me Arsim të Lartë ai mund të punojë si specialist i sigurimit dhe ruajtjes së të dhënave. Gjithsesi në këtë sektor individi mund të zhvillojë aftësitë e veta dhe individualisht falë eksperiencës dhe mprehtësisë në fushën TIK.
Profesionet në këtë grup
- Specialist i bazës së të dhënave dhe rrjetit
- Specialist i sigurisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit
- Specialist të krimeve kibernetike (licencave dhe lejeve të përdorimit të bazës së të dhënave dhe rrjetit)

