233Mësues të arsimit të mesëm të përgjithshëm

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Mësuesit e arsimit të mesëm të përgjithshëm kryejnë mësimin, shpjegimi e një apo më shumë subjekteve në nivelin e mesëm arsimor, duke përjashtuar lëndët që synojnë të përgatisin për punësim në fusha specifike profesionale. Ata përgatisin hartimin dhe përshtatjen e kurrikulave duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies, si dhe administrojnë testet dhe vlerësimet e performancës së nxënësve për të matur progresin, për të vlerësuar efektivitetin e mësimit. Ata mund të punësohen në shkolla e mesme të përgjithshme publike apo private, kolegje apo institucione të tjera që aplikojnë shërbime të arsimit të mesëm të përgjithshëm.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë hartimin dhe përshtatjen e kurrikulave për përgatitjen e kurseve të studimit, në përputhje me programin dhe udhëzimet mësimor;
  • Zbatojnë rregulla dhe procedura për sjelljen dhe ruajtjen qetësisë gjatë zhvillimit të mësimit;
  • Përzgjedhin metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo subjektit;
  • Shpjegojnë mësime në një ose më shumë subjekte apo lëndë mësimore;
  • Përshtatin metodat e mësimdhënies dhe materialet mësimore për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve;
  • Vlerësojnë performancën dhe sjelljen e nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësim e tyre;
  • Administrojnë testet dhe vlerësimet, me gojë ose me shkrim, të performancës për të matur progresin e për të vlerësuar efektivitetin e mësimit;
  • Përgatisin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të aktivitetit mësimor;
  • Marrin pjesë në takimet në lidhje me politikat arsimore apo organizative të shkollës;
  • Kryejnë planifikimin, organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet shkollore si: ekskursione, ngjarjet sportive dhe koncerte;
  • Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Të ketë kryer një master profesional ose shkencor për këtë profesion.
  • Të ketë kaluar provimin e shtetit në mësuesi, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye