231Mësimdhënës në universitete dhe shkolla të larta
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Mësimdhënësit në universitete dhe shkolla të larta kryejnë përgatitjen dhe dhënien e leksioneve e seminareve dhe kryejnë mësime në një ose më shumë subjekte brenda një kursi të përcaktuar të studimit në një universitet apo institucion tjetër të arsimit të lartë. Ata kryejnë hulumtime e kërkime, të përgatisin dokumente shkencore dhe libra, si dhe përfaqësojnë universitetin si folës dhe ligjërues i ftuar në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Ata mund të punësohen në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera të arsimit të lartë.
Detyrat kryesore
- Hartojnë dhe modifikojnë programet e studimit dhe përgatisin kurse të studimit, në përputhje me kërkesat programit universitar;
- Përgatisin leksione për studentët;
- Drejtojnë kryerjen e leksioneve, seminareve dhe eksperimenteve laboratorike;
- Nxisin diskutimin dhe mendimin e pavarur në grupin e studentëve;
- Mbikëqyrin punën/aktivitetet eksperimentale dhe praktika të ndërmarra nga studentët;
- Administrojnë dhe vlerësojnë provimet dhe testet e studentëve;
- Mbikëqyrin drejtpërdrejt programet kërkimore të studentëve pasuniversitarë ose anëtarëve të tjerë të departamentit;
- Kryejnë hulumtime në fushën e specializimit dhe publikojnë gjetjet në revista shkencore ose libra;
- Përfaqësojnë universitetin si folës dhe ligjërues i ftuar në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Studiojnë dhe zhvillojnë koncepte, teori dhe metodat operative për aplikim në industriale dhe fusha të tjera;
- Ofrojnë shërbime profesionale konsultative për administratën shtetërore, organizata të biznesit, të industrisë dhe individë privatë;
- Përgatisin libra shkencore, raporte, letra ose artikuj;
- Marrin pjesë në mbledhjet e departamenteve të fakulteteve dhe në konferenca e seminare të ndryshme;
- Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare, sipaskuadrit ligjor të arsimit të lartë në fuqi;
- Të jetë i aftë mendërisht.

