232Mësues të shkollave profesionale dhe teknike

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Mësuesit e shkollave profesionale dhe teknike mësojnë, shpjegojnë ose udhëzojnë lëndët dhe praktikat profesionale në institucionet e arsimit profesional, në shkollat e mesme, në kolegje dhe qendra të formimit apo trajnimit profesionale për të rritur. Ata përgatisin nxënësit për punësim në profesione të caktuara apo fusha profesionale për të cilat nuk kërkohet arsimi i lartë universitar. Ata mund të punësohen në shkolla profesionale publike apo private, kolegje profesionale, qendra formimi dhe trajnimi profesional, biznese apo institucione të tjera që aplikojnë shërbime të arsimit dhe formimit profesional apo të vetë-punësohen.

Detyrat kryesore

  • Zhvillojnë dhe planifikojnë kurrikula dhe përmbajtjen mësimore të kursit sipas kërkesave të programit;
  • Përzgjedhin metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen dhe moshën e individëve;
  • Përcaktojnë nevojat për trajnim të nxënësve ose kursantëve dhe bashkëpunojnë me individë, industri dhe sektorët të tjera të arsimit për të siguruar ofrimin e programeve përkatëse të arsimit dhe trajnimit;
  • Nxisin diskutime për të rritur njohuritë dhe kompetencat e studentëve;
  • Udhëzojnë dhe monitorojnë studentët në përdorimin e veglave, pajisjeve dhe materialeve, në përputhje me standardet, për të parandaluar lëndimin dhe dëmtimi e tyre;
  • Vëzhgojnë dhe vlerësojnë punën e nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësim e tyre;
  • Administrojnë testet dhe vlerësimet me gojë ose me shkrim të performancës për të matur progresin, për të vlerësuar efektivitetin e trajnimit dhe vlerësimin e kompetencës së tyre;
  • Përgatisin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të aktivitetit të arsimit/trajnimit;
  • Mbikëqyrin projektet e pavarura ose punën në grup, praktikën në terren, punët laboratorike ose trajnime të tjera;
  • Kryejnë trajnime në vendin e punës duke demonstruar parimet, teknikat, procedurat ose metodat e subjekteve/lëndëve të caktuara;
  • Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Preferohet të ketë kryer një master profesional apo shkencor për këtë profesion.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye