234Mësues të arsimit të detyruar dhe të arsimit parashkollor
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Mësuesit e arsimit të detyruar dhe të arsimit parashkollor kryejnë përgatitjen, mësimin, shpjegimin e një apo më shumë lëndë mësimore në nivelin arsimit të detyruar dhe parashkollor, në përputhje me udhëzimet kurrikulare, duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies sipas moshës dhe interesave të fëmijëve dhe nxënësve. Ata planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetet me fëmijë dhe nxënës, të tilla si: aktivitete sportive, koncerte dhe ekskursione, si dhe marrin pjesë në mbledhjet e personelit, sesionet dhe këshillimet me mësuesit e tjerë në lidhje me çështjet arsimor. Ata mund të punësohen në çerdhe, kopshte për fëmijë, në shkolla të arsimit fillor, arsimit të detyruar (9-vjeçar) publike apo private apo të vetë-punësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë përgatitjen e përditshme dhe planifikimin afatgjatë mësimor në përputhje me udhëzimet kurrikulare;
- Udhëzojnë nxënësit në mënyrë individuale dhe në grupe, duke përdorur metoda dhe materiale të ndryshme mësimore (p.sh. kompjuter, libra, lojëra), duke iu përshtatur nevojave të ndryshme dhe moshës së fëmijëve dhe të nxënësve;
- Planifikojnë dhe organizojnë aktivitete individuale dhe në grupe për të lehtësuar zhvillimin, aftësitë motorike, aftësitë bashkëpunuese dhe sociale, besimin dhe të kuptuarin e fëmijëve dhe të nxënësve;
- Nxisin zhvillimin e gjuhës me anë të tregimit/thënies së historive, luajtjes së roleve, këngëve, vjershave dhe bisedave dhe diskutimeve informate, duke u ofruar mundësi fëmijëve dhe nxënësve për shprehje krijuese përmes aktiviteteve të artit, muzikës dhe aktiviteteve fizike;
- Ruajnë disiplinën, duke vendosur dhe zbatuar rregulla dhe procedura për sjelljen dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë në gjatë zhvillimit të mësimit;
- Përcaktojnë dhe përzgjedhin metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo subjektit, moshës dhe së fëmijëve dhe nxënësve;
- Përshtatin metodat e mësimdhënies dhe materialet mësimore për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme e fëmijëve dhe të nxënësve;
- Mbikëqyrin fëmijët dhe nxënësit gjatë orëve të mësimit dhe në aktivitete të tjera të shkollës, duke përfshirë sheshet e lojërave gjatë pushimeve;
- Vëzhgojnë dhe vlerësojnë punën dhe sjelljen e fëmijëve dhe nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësim e tyre;
- Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetet me fëmijët dhe të nxënësit si: aktivitete sportive, koncerte dhe ekskursione;
- Marrin pjesë në mbledhjet e personelit, sesionet dhe këshillimet me mësuesit e tjerë në lidhje me çështjet arsimor dhe në mbledhjet me prindërit;
- Përgatisin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të aktivitetit mësimor;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë kodin e etikës;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
- Përbën avantazh të ketë kryer një kurs apo master profesional ose shkencor për këtë profesion.
- Të ketë kaluar provimin e shtetit në mësuesi, sipas kuadrit ligjor në fuqi

