216Arkitektë, projektues, studiues dhe dizenjues

Grup i vogël · 6 Nëngrupe

Përshkrimi

Arkitektët, projektuesit, studiuesit dhe dizenjuesit merren me matje, studim, projektim, planifikim apo dekorim të hapësirave, ndërtimeve për zhvillimin urban dhe trafikut rrugor. Ata aplikojnë njohuritë e tyre, japin zgjidhjet më të mira për problemet lidhur me funksionet dhe cilësinë e mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të ndërtesave, duke bërë projekte, skica e plane të nevojshme. Ata kryejnë dizenjime apo dekorime grafike në multimedia, mbikëqyrin proceset e punës në fushat përkatëse për të siguruar përshtatshmërinë me specifikimet e bëra. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme biznesit, në fushën e ndërtimeve studimeve dhe projektimeve, në kompani dekorimesh grafike të multimedial, etj. apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Inspektojnë vendin e punës dhe duke u këshilluar me klientët rekomandojnë lidhur me stilin dhe aspektet e tjera të ndërtimit;
  • Kryejnë projektimin e ndërtesës, përgatitjen e skicave dhe planeve të hollësishme për ndërtim;
  • Identifikojnë gjetjet dhe zgjidhjet më të mira për problemet lidhur me funksionet dhe cilësinë e mjedisit të brendshëm të ndërtesave duke bërë projekte, skica dhe plane të nevojshme;
  • Monitorojnë ndërtimin për të siguruar përshtatshmërinë me specifikimet e bëra;
  • Kryejnë planifikime dhe projektime për koordinimin e zhvillimin e zonave urbane;
  • Kryejnë planifikim dhe projektim të territorit lidhur me zhvillimin e zonave të ndryshme;
  • Kryejnë planifikime dhe këshillime lidhur me trafikun rrugor, kontrollin e efikasitetit dhe sigurisë në rrugë;
  • Përgatisin ose koordinojnë të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor;
  • Përgatisin dokumente shkencore dhe raporteve të ndryshme;
  • Kryejnë matje të hapësirave dhe përgatisin apo rishikojnë harta, skica, diagrame, ilustrime sipas porosive të marra;
  • Kryejnë dekorime dhe zbukurime të ambienteve të brendshme apo të jashtme;
  • Formulojnë dhe zbatojnë koncepte projektimi dhe plane për të harmonizuar aspektet estetike me ato teknike, funksionale, ekologjike etj.;
  • Analizojnë aspektet funksionale, hapësinore, tregtare, kulturore, të sigurisë mjedisore dhe kërkesat estetike dhe kryejnë dokumentime përkatëse;
  • Kryejnë dizenjime apo dekorime grafike në multimedia, në kinema apo skena të ndryshme;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
  • Hartojnë dhe zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet përfundimi i arsimit të lartë dhe i licencës për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për këtë qëllim;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye