2166Dizenjues grafik dhe në multimedia
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Dizenjuesit grafikë dhe multimedia krijojnë prezantime imazhi apo informacioni për media të ndryshme, përfshi: mediat print, televizion, industri filmike, lojëra kompjuterike, website etj. Përmes njohurive të tyre në fushën e teknologjisë kompjuterike ose artit, ata krijojnë efekte speciale, animime, imazhe të tjera vizuale si dhe prezantime për korporata dhe organizata. Dizenjuesit grafikë dhe multimedia kombinojnë aftësitë kreative me njohjen shumë të mirë të programeve të avancuara kompjuterike për të krijuar produktin që u kërkohet.
Detyrat kryesore
- Përcaktojnë objektivat e produktit duke u konsultuar me pritshmërinë e klientëve;
- Studiojnë, analizojnë klientin, organizatën dhe produktet e mëparshme të ngjashme të klientit;
- Studiojnë, analizojnë produktet e ngjashme në treg për të krijuar një produkt të diferencuar
- Formulojnë konceptet e dizenjimit për produktin që do komunikohet;
- Konsultohen për dizenjimin e produktit me analistë biznesi, arkitektë dhe programues softueri;
- Përgatitin skica, diagrama dhe modele të ndryshme në print apo kompjuter për të komunikuar konceptet për dizenjimin e produktit;
- Dizajnojnë grafikë kompleksë dhe animime për të kënaqur kërkesat funksionale estetike dhe kreative të modelit që do prezantojnë;
- Përshtatin skicën apo imazhin dixhital me tekstin apo informacionin që produkti duhet të përcjellë;
- Krijojnë imazhe 2 apo 3 D, duke vendosur objektin në lëvizje ose duke ilustruar një proces, duke përdorur programe animimi në kompjuter, print apo modelim;
- Sigurojnë nga klienti ose nga ekspertë të kamerës, materiale filmike me cilësi të lartë HD, në rast prodhim video;
- Transferojnë dokumente audio, video për t’u edituar në mënyrë dixhitale ose i editojnë vetë duke përdorur programet te posaçme ( Adobe Premiere, Final Cut Pro), etj.;
- Krijojnë, apo shkruajnë imazhe dhe grafikë shtesë në video, e shndërrojnë, apo transferojnë videon në formate të ndryshme për web, mobile, dvd, prezantime etj.;
- Regjistrojnë zërin audio në rast reklame, dokumentari, etj. dhe përdorin programet përkatëse kompjuterike për pastrimin e zërit;
- Montojnë pamjet video, audio duke përdorur efekte muzikore dhe vizuale;
- Krijojnë punë artistike që përdoret në lojëra kompjuterike;
- Krijojnë sekuenca të animuara duke përdorur programet softuerë;
- Arkivojnë materialet video, audio, apo imazhet dixhitale në një sistem të organizuar dhe ruajtje të të dhënave;
- Zgjedhin, specifikojnë apo rekomandojnë materialet funksionale, estetike dhe mediatike për publikim, shpërndarje apo shfaqje skenike;
- Detajojnë dhe dokumentojnë produktin e dizajnuar te përzgjedhur për prodhim;
- Mbikëqyrin ose ndërmarrin vetë prodhimin e modelit të tij dizajn në mediat e përzgjedhura së bashku me klientin;
- Respektojnë kushtet e kontratës për dorëzimin e produktit cilësor dhe në afat;
- Respektojnë ligjet në fuqi për të drejtën e autorit;
- Rritin profesionalizmin e tyre përmes njohjes së programeve të avancuara kompjuterike, teknikave dizenjuese, e-learning, etj.
Kërkesat
- Arsim i lartë, preferohet në degët: Art, Pikturë, Fotografi, Media, Film, Dizajn etj.;
- Kualifikime, preferohet njohje ne programet kompjuterike: Adobe Photoshop, Page Maker. Illustrator, In design, Corel Draw. Flash; Adobe Premiere, After Effects 3D design, 3Dmax; Programe web design: Html, CSS, Java Script, J Query etj.;
- Të jetë kreativ, të ketë sa me shume ide.
Informacion shtesë
Fusha e dizenjatorit grafik dhe multimedia është shumë e gjerë. Që të jesh i aftë dhe konkurrues në këtë sektor duhen aftësi krijuese të veçanta në kombinim me aftësi teknologjike. Fillimisht për të hyrë në këtë profesion mjaftojnë disa kurse afatshkurtra, për të punuar si montazhier, kameraman, fotograf, teknik audio dhe me pas profesionistet e kësaj fushe munden që falë kualifikimeve apo dhe rritjes së aftësive të veta te punësohen si dizenjator grafik dhe nëmultimedia. E veçanta e këtij profesioni është se nuk matet me orë pune. Një video cilësi e lartë 5 minuta mund të kushtojë një muaj punë ose 60 orë punë në jave për ta krijuar.
Një dizenjator grafist dhe multimedia mund të punësohet në industrinë filmike, në radio televizion, në gazetë, në shtëpi botuese, në organizata apo departamente PR dhe Marketing, etj, në industrinë e lojërave kompjuterike, në industrinë e programimit web etj. Shpesh këtë profesion në Shqipëri e ushtrojnë edhe si të vetëpunësuar.
Profesionet në këtë grup
- Dekorator kinemaje
- Disenjator grafik dekorator
- Disenjator grafikësh
- Disenjator në multimedia
- Disenjator skene
- Grafist në multimedia
- Animator/dizenjues për filma të animuar
- Ilustrator
- Projektues në multimedia
- Projektues publikimi

