2162Arkitektë të urbanistikës

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Arkitektët e urbanistikës planifikojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë plane dhe politika për përdorimin dhe shfrytëzimin e kontrolluar të territorit urban dhe rural, si dhe për rrjetin e trafikut rrugor. Ata kryejnë kontrolle dhe japin këshilla mbi faktorët ekonomikë, të mjedisit dhe faktorët social që prekin përdorimin e tokës dhe trafikun rrugor.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë, dizajnojnë dhe koordinojnë zhvillimet në zonat urbane;
  • Përpilojnë dhe analizojnë të dhëna mbi faktorët ekonomikë, ligjore, politikë, kulturorë, demografikë, social, fizikë dhe mjedisorë që lidhen me përdorimin e tokës;
  • Komunikojnë me autoritetet e qeverisë, komunitetet dhe specialistët e tjerë në fusha si arkitekturë, shkenca sociale, inxhinier mjedisor dhe ekspertë ligjorë;
  • Ideojnë dhe rekomandojnë përdorimin dhe zhvillimin e tokës, prezantojnë plane e raporte të shkruara por dhe grafikë, për grupe apo individë;
  • Këshillojnë qeveritë, kompanitë dhe komunitetet mbi çështje dhe propozime të planifikimit urban dhe rajonal;
  • Rishikojnë dhe vlerësojnë raporte të impaktit mbi mjedisin;
  • Planifikojnë dhe koordinojnë zhvillimet në zonat urbane;
  • Planifikojnë zhvillimin e zonave të tokës për parqe, shkolla, institucione, aeroporte, rrugë dhe projekte të ngjashme si dhe për komplekset komerciale, industriale e rezidenciale;
  • Planifikojnë dhe këshillojnë mbi rrugët dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe sistemet e transportit publik, për eficiencën dhe sigurinë e tyre;
  • Menaxhojnë personelin e tyre ndihmës;
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i lartë, preferohet ne Arkitekturë;
  • Licencë për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për këtë qëllim;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën si një teknik projektues. Për këtë nevojitet arsim profesional para universitar. Me kryerjen e arsimit të lartë në Arkitekturë mund të punësohet si arkitekt i urbanistikës. Me kualifikime dhe eksperiencë pune ai mund të marrë detyra drejtuese. Por mund dhe të punojë në institucione shkencore e kërkimore.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier planimetrie për urbanistikën
  • Urbanist
  • Projektues urbanist

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye